Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli këtë të enjte (2 janar 2025) për Report Tv lidhur me masakrën në Cetinjë të Malit të Zi, ku Aco Martinoviç vrau më 1 janar 12 persona dhe në fund veten, pasi u rrethua nga policia.
Për Softën, kjo ngjarje solli në vëmendje problemet e shumta që vijnë nga lejimi i armëve për popullsinë, në Malin e ZI.
“Hodhi në dritë një problem që Mali i Zi ka në liberalizimin e mbajtjes së armëve dhe jo vetëm Mali i Zi, por edhe Serbia dhe në disa zona te tjera, prezenca e armëve në duart e popullsisë është një problem shqetësues”,- tha Softa.
“Dihet që edhe shumë grupe kriminale shqiptare marrin armë dhe sidomos pistoleta, një pjesë e tyre, qoftë edhe eksplozivë, vijnë nga Mali i Zi”,-theksoi ai.
Më tej, eksperti i sigurisë tha se zgjerimi i masakrës në këtë lloj përmase mund të ketë ardhur si pasojë e reagimit të dobët dhe jo në kohë të policisë të Malit të Zi.
“Ky është një qytet i vogël me aq sa kam unë informacion, një qytet përgjithësisht i qetë, por një qytet i varfër dhe pa perspektivë, kështuqë ka një lloj dëshpërimi dhe një lloj stresi tek qytetarët e kësaj qyteze.
Moment i rrethimit nga strukturat kryesore dhe thirrja për t’u dorëzuar, policia thotë se ka goditur veten por mund të ketë qenë dhe shkëmbin zjarri. Kjo është ende një çështje në hetim por fakti që është bërë izolimi, ka qenë ndoshta një reagim i vonuar sepse vrasjen dhe ekzekutimin e këtyre 12 vetave nuk e ka bërë në një vend të vetëm, I ka bërë në 5 ambiente. Pra pasi ka bërë ekzekutimin e pronarit dhe 2 fëmijëve të tij, ka lëvizur në disa ambiente. Nuk ka qenë i shpejtë neutrlizimi, njoftimi i strukturave i cili mund të kishte bërë më herët neutralizimin e tij papa se të arrinte në këtë vrasje masive”,-tha Softa.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.4%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 7428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë
3 Janar, 13:13
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Masakra në Malin e Zi, 12 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë në Cetinje! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi
2 Janar, 07:16
-
Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)
1 Janar, 19:05
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor 2024, 21:59
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor 2024, 19:39
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
22 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48