Masakra ruse në Poltava, pas tre ministrave ukrainas dorëhiqet edhe ai i Jashtëm, Kuleba! Moska bombardon dhe Lvivin, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Masakra ruse në Poltava, pas tre ministrave ukrainas dorëhiqet edhe ai i Jashtëm, Kuleba! Moska bombardon dhe Lvivin, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Dimitry Kuleba

Ministri i jashtëm, Kuleba, njoftohet se ka dorëzuar dorëheqjen

Ministri më i rëndësishëm i kabinetit të Zelensky dorëzoi me një letër dorëheqjen e tij te Parlamenti, kreu i Dhomës e konfirmon. Presidenti ka njoftuar ndryshime të tjera në drejtim.

Kiev- Masakra nga raketat ruse Iskander në Poltava, me 51 ushtarakë të spiunazhit teknologjiko-kibernetik të vrarë dhe rreth 200 të plagposur, çon drejt dorëheqjes edhe ministrin më të rëndësishëm të kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Mediat njoftojnë se ka dhënë dorëheqjen pas 3 ministrave ditën e djeshme (3 Shtator), edhe ministri i jashtëm, Dimitry Kuleba.

Presidenti ukrainas njoftoi ndryshime thelbësore në përbërjen e qeverisë dhe të zyrës presidenciale. "Vjeshta do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ukrainën. Dhe institucionet tona shtetërore duhet të jenë gati”, tha ai.

Sulmet me raketa mëngjesin e së martës shkatërruan edhe një shollë dhe një spital.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftohet se e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në një letër drejtuar Verkhovna Rada (Parlamentit), siç njoftoi kreu i Dhomës, Ruslan Stefanchuk, në llogarinë e tij në Facebook, raporton “La Repubblica”.

“Rada Verkhovna ka marrë një deklaratë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës për dorëheqjen e tij”, shkroi Stefanchuk, i cili gjithashtu njoftoi se dorëheqja do të diskutohet në një nga seancat e ardhshme plenare të Parlamentit.

Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen dje, teksa Kryetari i Parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023, ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe ministri i Mjedisit, Ruslan Strilets, paraqitën letrën e dorëheqjes.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm (4 Shtator), Rusia bombardoi me të paktën 17 raketa e dronë edhe Lvivin, duke lënë deri tani një bilanc me 2 të vdekur dhe 19 të plagosur. Një prej viktimave mësohet se është fëmijë 14-vjeçar. Të dëmtuarit janë kryesisht civilë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Dorëhiqet edhe ministri i Jashtëm Kuleba, 4 largime nga kabineti! 51 të vrarë në masakrën e Poltavës


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Don Bosko/ Dy të plagosurit merren në pyetje: S’kemi konflikte, lëviznim lirshëm! Në Golfin e djegur, arma me të cilën u qëllua Elezaj dhe Metushi

Atentati në Don Bosko/ Dy të plagosurit merren në pyetje: S’kemi konflikte, lëviznim lirshëm! Në Golfin e djegur, arma me të cilën u qëllua Elezaj dhe Metushi