Report Tv siguron foton e mjetit që lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko! Dy të plagosurit: S’kemi konflikte, lëviznim lirshëm! Në Golfin e djegur gjendet arma e krimit

TIRANË- Dy të plagosurit e atentatit të një ditë më parë (3 shtator 2024) në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshminë e tyre, të dy kanë mohuar të kenë pasur konflite me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.

Megjithatë, grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit të ketë qenë Elezaj për konflikte që mund të ketë pasur përgjatë kësaj periudhe me persona të tjerë. Nuk përjashtohet mundësia që atentatit të jetë kryer për shkak të së shkuarës kriminale, pasi më herët ka qenë i dënuar për prostitucion.

Asnjëri prej të plagosurve nuk ruhej dhe nuk kishte frikën e një atentati të mudshëm. Sipas dëshmisë së tyre, lëvizjet nëpër Tiranë i kishin normale dhe të përditshme. Të dy, nuk i përkasin ndonjë grupi kriminal dhe në këtë mënyrë pistat e hetimit janë më të paqarta. Hetuesit po verifikojnë zënka ose debate të së shkuarës të Elezajt, të cilat mund të jenë bërë shkak për ngjarjen.

Arma e krimit, e gjetur në makinën e djegur Golf 5 është e njëjta që është qëlluar në atentat, pistoletë e kalibrit të ulët, 7.65 mm. Report Tv siguroi foton e makinës me të cilën kanë lëvizur autorët. Makina, një golf gri është kapur nga kamerat e sigurisë. 

Si ndodhi atentati

Dy miqtë, Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Renaldo Metushi, 22 vjec ishin ulur në një tavolinë në verandën jashtë lokalit në zonën e "Don Boskos" në Tiranë kur nga një makinë u qëllua drejt tyre. Drejtori i policisë tha se kemi të bëjmë me 3 autorë të cilët ka mundësi të ishin të maskuar, ndërkohë që në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja.

Ndërsa sipas dëshmitarëve të plagosurit janë qëlluar me armë silenciator pasi nuk në momentin që është qëlluar nuk është dëgjuar zhurma e armës. Kastriot Elezaj 45 vjeç ka plagë në gjoks dhe 2 plumba në krah, ndërsa Renaldo Metushi 22 vjeç ka plumb në këmbë. Ata po trajtohen në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen se kush janë autorët e kësaj ngjarje.

1725440284_renatometushidhekastriotelezaj.jpg

Foto:Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Del FOTO, kjo është makina me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko

1725444332_aasasa.jpg

Report Tv ka siguruar foton e makinës me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko. Makina, një golf gri është kapur nga kamerat e sigurisë. Dyshohet se 3 ishin autorët që morën pjesën në atentatin ndaj Kastriot Elezajt dhe Renaldo Metushit, të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Më pas autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Insitutit dhe brenda saj është gjetur edhe arme me të cilën është kryer krimi.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën? Melisa nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Çifti jetonte i ndarë por nuk ishte në proces divorci

Korçë/ Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën? Melisa nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Çifti jetonte i ndarë por nuk ishte në proces divorci