Guerrilasit talebanë kanë shkaktuar një masakër të vërtetë të shtunën në Afganistan, duke vrarë një zyrtar të Gjykatës së Lartë, mbi 10 zbulues minash dhe ushtarë vendas e të huaj. Edhe vetë guerrilasit kanë pësuar humbje të konsiderueshme nga reagimi i trupave ushtarake, përfshirë ato ndërkombëtare.
Masakra, që shënon një intensifikim të dhunës, ka ndodhur në prag të tërheqjes së trupave ndërkombëtare, që parashikohet të bëhet në dy javët e ardhshme. Një zyrtar i Gjykatës së Lartë, Atiqullah Raoufi, u vra kur doli nga shtëpia e tij në Kabul. Krahu ekstrem i rebelëve ka krijuar gjykatat e tij në disa zona të vendit.
/Shqiptarja.com