Masakra vëllavrasëse, si e vranë 194
 shqiptarë në Qafë-Dukaj, Tepelenë

Masakra vëllavrasëse, si e vranë 194<br /> shqiptarë në Qafë-Dukaj, Tepelenë
TIRANE- Në çdo 25 korrik, në Dukaj, të Tepelenës, përkujtonim një betejë, që na thoshin se ishte midis forcave partizane të brigadës së VI- të, në përballje me forcat gjermane dhe forcat e rendit të qeverrisë kuislinge të Tiranë…Në çdo përvjetor inskenohej beteja tek shkëmbenjtë e thepisur në lindje të fshatit, ku kish ndodhur dhe kulmi i betejës .

Mbaj mënd se dikush qëllonte me armë, si duket sportive, e mandej dikush ngjiste shkëmbin, hidhte dy granata, thërriste “Përpara partizanë!” dhe mandej në qendër të fshatit bëhej festë, ku vinte jo pak herë Athina Xhani, bashkëshortja e Heroit të Popullit, Mitros, rënë në atë betejë. Duke vendosur në skaner edhe këtë betejë, inskenimi, përkujtimi e propogandimi i së cilës ka ndikuar ndjeshëm tek krijimi i personalitetit tim e të moshatarëve të mi, qënë adoleshencë, preferova të paraqes dokumente, por edhe kujtime që ndriçojnë më ndjeshëm e më saktë realitetin e asaj beteje - masakër ende e shikuar jo me objektivitet , brënda kohës që u krye.

Dokumenti me informacion më të plotë, deri tani, është broshura e botuar nga Muzeu Gjirokastër në vitin 1971, me autor Sami Hadëri si më poshtë: Paraqitja para betejës: “Më 22 korrik të vitit 1944, sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm, një pjesë e brigades së VI S, në bashkëveprim me forcat e brigadës së VIII-S, u nisën për të sulmuar garnizonin armik …Pjesa tjetër prej dy batalionesh u ngarkua nga shtabi i brigadës të asgjësonte dy çerdhe rrezikshme banditësh: garnizonin e forti􀂿 kuar të Dukajt dhe garnizonin tjetër armik në Salari, të cilët ishin si dy tumorë kancerozë, që thithnin gjakun e popullit të kësaj krahine…

Nga informatat e mara u përcaktua se në Dukaj armiku kish pjesën më të mirë të batalionit “Vermosh”, të përforcuar nga gjermanë, ballistë e italianë, gjithësejt 200-250 vetë…kishin tre mitrolozë të rëndë italianë, të modelit “Breda”, 3-4 mitrolozë të lehtë gjermanë “Shars”, po aq mitrolozë të lehtë italianë “Fiat” si dhe 2-3 murtaja 45 mm, dendësia e zjarrit në këto kushte arrinte rreth 8 plumba për çdo meter linear”(f.3-4). Deri këtu nga ky dokument i botuar nën kujdesin institucional të Muzeut, vihet re : Së pari: Vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të luftës antifashiste e antinaziste për shpartallimin e dhe asgjësimin e armikut në Dukaj dhe Salari, “të asgjësonte dy çerdhe të rrezikshme banditësh”. Është fakt që Batalioni “Vermoshi”ish i drejtuar nga Ministria e Brendëshme e QeverisëKuislinge në mbështetje të forcave fashiste dhe naziste.

Së dyti: S’jepet vendimi i Qeverisë Kuislinge për arsyen e instalimit të Vermosh-it në Qafën e Dukaj dhe as Vendimi i Shtabit të Përgjithshëm për asgjësimin e këtij batalioni. Së treti: Nuk jepet vendimi i gjyqit për pushkatimin masiv të 76 personave disa orë mbas betejës e qe se bashku me te pushkatuarit e tjerë arrinin numrin 183...Nuk argumentohet arsyeja e betejës së përfunduar në masakër me 194 të vrarë. MË POSHTË AUTORI JEP FAKTIN: “…terreni i pozicionit të armikut ish në shkëmbinjtë e thepisur, me llogore profile të plota, qëndra zjarri prej betonarmeje të përherëshme, të ndërtuara qysh në luftënitalo-greke dhe të përsosura më vonë nga pushtuesit fashistë e tradhëtarët…

Në Salari forcat armike përbëheshin nga njëefektiv më i kufizuar, por të armatosur gjer në dhëmbë…”(f.5) BETEJA: “Natën e 23-24 korrikut, batalioni ( i dytë,… N.Sh) organizoi zbulimin në rajonin e Dukajt, kurse i treti në atë të Salarisë. Në krye të grupit të zbulimit të batalionit të dytë ishte vet zëvendëskomisari i batalionit, Mitro Xhani (me pseudonimin Balena N.SH).…”(f 7). “…aty nga ora 20 00 e datës 24 korrik, gjithë kompanitë kaluan vaun e Vjosës, nën Salari, gjë që përfundoi në orën 22 00….”

Gjithmonë sipas Sami Hadërit, kompania e parë moridrejtimin jugperëndimor të Salarisë, të sulmonte dhe të mos të lejonte tërheqjen e armikut, kompania e dytë mori drejtimin juglindor, për të dalë në lindje të Salarisë, kompania e tretë drejt Salarisë, “që të sulmonte nga ana e poshtme”, kompania e katërt do të sulmonte nga ana e malit mbi armikun. Në faqen 13 autori sqaron: “Ndërsa kompania e dytë kapërceu rrugën dhe po bëhej gati të zinte bazën e nisjes për sulm, pa pritur aty rreth orës 23 00, ajo u ndesh krejt në befasi me forcat armike, që vinin nga ana e Dukajt. Siç u sqarua më vonë, armiku i informuar se do të sulmohej dhe i trëmbur nga kjo, natën e 24-25 korrikut kish vendosur të tërhiqej nga Dukaj e Salaria e po marshonte për në Vlorë, por pararoja e tij ndeshi në befasi me forcat e kompanisë së dytë.

Zjarri u hap i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Së bashku me forcat e ardhura nga Dukaj bën zjarr kundër nesh edhe forcat armike të Salarisë, që ishte përgatitur për t’u nisur dhe qëndronte në pritje vetëm për t’u bashkuar me garnizonin tjetër. Ne ju përgjigjëm këtij zjarri me furi. Pas kompanisë së dytë hyri në luftim kompania e tretë, duke vepruar në drejtim të fshatit. Po kështu, me shpejtësi u orientua dhe nisi goditjet e saj kompania e parë, megjithqënuk e kish zënë akoma bazën e nisjes. Ndërkaq kompania e katërt ndodhej akoma në lëvizje dhe nuk ishte afruar.”… përleshja vazhdoi mbi një orë…”

Autori përshkruan betejën në errësirë mbi forcat “e armikut “ i cili pa qartë se çdo përpjekje për të kaluar në drejtim të Vlorës ishte e kotë, pasi la dhjetë të vrarë, me pjesën më të madhe të forcave të tij, duke përfshirë edhe disa nga trupat e veta në Salari,” ia mbathi për në Dukaj” aty nga ora 24 00… Mbas shpartallimit të efektivit të Vermoshit në Salari, ku mbetën dhjetë të vrarë e njëzetedy robër, arriti të shpëtonte kapiteni ( i tyre…NSh) Isuf Dema. Autori pohon se nga ana partizane është vrarë një dhe janë plagosur tre të tjerë. Mandej autori vazhdon: “Me pushimin e luftimeve, komanda e batalionit sipas urdhërit, organizoi zbulimin e mbrojtjen nga ana e Vlorës dhe u vendos në prita në drejtim të Dukajt, me qëllim që armikut t’i mbyllej rruga e tërheqjes nga ky krah.”….(f17) (Pra vazhdon objektivi për asgjësimin e plotë të batalionit Vermoshi.) Shtabi i brigadës kish komisar Haki Toskën ndërsa komandant Jaho Gjolikun. Zv.komisari “Mitro Xhani u vu në krye të drejtimit të sektorëve të kompanisë së dytë e të tretë…”

Autori sqaron: “rrethimi i armikut në Dukaj u krye plotësisht dhe sipas planit të paracaktuar”. Ora e sulmit nisi në orën katër të mëngjezit. Fillimisht, sipas autorit, sulmi nisi pa armë, por me thika e më vonë me granata e kjo për të kapur në befasi armikun. Por një skuadër nisi sulmin para kohe e kjo bëri që të niste kundërsulmi e beteja me armë nga të dyja anët. ”…zjarri i garnizonit të rrethuar bëhej gjithnjë e më i fuqishëm… Ora pesë. Furia e zjarrit ka arritur kulmin… në shkollën e fshatit çdo dritare është kthyer në qendër zjarri “nga ana e armikut që qëllojnë prej andej me mitrolozë…Përballë mitrolozëve të batalionit “Vermoshi” qëllojnë mitrolozat e partizanëve dhe kemi një betejë në përmasat e legjendës, në gati nisjen e 25 korrikut, ballpërballë, mitrolozë për mitrolozë, deri sa Vermoshasit lirojnë shkollën, duke ndjerë humbjen totale…

Mandej luftimet “u përqëndruan tek kodra shkëmbore dhe pranë shtëpive për rreth saj. “Në një front të ngushtuar në 250 metra, kemi një betejë për jetë a vdekje nga të dyja anët, me mitrolozë, granata, armë deri në nisje për t’u përballur trup me trup. Nga ana e partizanëve nis zjarrin “kompania e mortajave” që vazhdoi 20 minuta. Në skenën e luftimit del partizani Apostol Çuni i cili veshi gjashtë granata së bashku me këmishën e tij, ju drejtua greminës nga ana fundore dhe u ngjit këmbadoras drejt majës, ku ish dhe mitrolozi i Vermoshasve dhe ku hodhi njëra pas tjetrës dy granata, duke bërë të hesht mitrolozin “Breda” dhe duke e marrë vetë e duke qëlluar. Mbas një akti të tillë niset në vazhdim Mitro Xhani me automatik dhe granata “… hodhi granatën e parë dhe ndërsa bëhej gati të hidhte tjetrën, një plumb armik e goditi për vdekje” (f.80).

Kemi një situatë të re të betejës, mbas vrasjes së Mitro Xhanit, ku aty ish dhe bashkëshortja e tij Athinaja. Duhet marrë parasysh psikologjia e shqiptarit për të ruajtur dinjitetin e femrës, beteja arrin ndër kulmet e saj.Mijëra plumba mitrolozësh nga të dy anët dhe thirrje e britma… Në një moment të tillë, kur partizanët vendosin të japin jetën, beteja vazhdon kulmin, vështirë të përballueshëm dhe forcat e Vermoshit, ndjenë se kishin humbur përfundimisht dhe u larguan në llahtarën e humbjes, por “sipas urdhërit të shtabit të brigadës, duhej t’i arrestonin dhe asgjësonin.”(f.34) Në përfundim autori shkruan: “Në relacionin, që shtabi i brigadës i dërgoi Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në 27 korrik 1944, ndërmjet të tjerave theksohej “në Luftën e Dukajt e të Salarisë armiku pati 183 të vrarë dhe robë…

Ndërmjet të vrarëve dhe robërve ishin katër oficerë xhandarmërie , shtatë nënoficerë, 12 gjermanë, 134 xhandarë dhe pjesa tjetër ballistë e bashkëpunëtorë të rrezikshëm të armikut. Të gjithë banditët që u zunë të gjallë kaluan para gjyqit partizanë dhe i paguan krimet e tyre të rënda para popullit. Nga forcat tona, në këtë luftim, ranë dëshmorë 11 vetë dhe u plagosën 11 të tjerë.”(f.36-37). Ngainterv - istimet e mëvonëshme, të personave okularë, mësova, se mbas betejës janë pushkatuar mbi 40 vetë tek përroi i parë, tej Qafës së Duke, nga ana e Salarisë, të cilët meqë u nxorrën nga qentë dhe meqë nisën të vinin erë, u dogjën me përralle, një shkurre e përhapur në atë zonë…

Ndërsa 37 vetë i lidhën dorë për dorë dhe në varg i shpunë rreth tre orë larg, në Rrepet e Dervenit, duke hedhur në lumin Vjosë e duke i pushkatuar e mbuluar, mbasi ju zhveshën rrobat, dhe mbasi qentë i shqyen dhe ujërat e dimrave I rrëmbyen… të tjerë të zhdukur, nuk dihet në &far mënyre u masakruan…Të 183 djemtëe “Vermoshit” aktualisht, pjesa më e madhe si ka varret, por ende egziston një vend masiv, i cili mbahet mend nga një person ocular nga fshati Memaliaj… Gjithashtu tregohet fakti se mbas betejës ju tha Athina Xhanit, ndërsa i kishin rreshtuar robërit përpara: “Merre hakën…” Dhe ajo qëlloi sa u lodh dhe revolverin e mori tjetri…

Në lum shpëtoi dhe u hodh në rrymë vetëm njëri, Faik Skera nga Elbasani i cili thuhet se, për paradoks, në vitin 1948 erdhi mësues në Tepelenë, ku edhe e ka dëshmuar shpëtimin... Pati dhe të arrestuar vëndas si Yzeir Shehu (gjatë shirjes në lëmë) dhe një person nga Dorëza, që s’kishin asnjë fare aktiviteti, të cilët shpëtuan falë ndërhyrjes së një luftëtari, komandant i çetës territoriale të Kurveleshit Fein Sejdiu. Ky luftëtar, mjaft njerëzor, i ekuilibruar, duke mos lejuar marrjen e jetës pa motiv, arriti me zërin e tij mjaft burrëror e me rëndësinë e traditës të shpëtojë disa nga të bërit gati për pushkatim…

Pati dhe të pushkatuar nga fshati si bashkëpunëtorë të Vermoshasve… Në një farë mënyre imazhin e jep kënga e thurur posaçërisht për atë betejë: “Në Dukaj, në Tepelenë,/Filloi lufta e paprerë/Me gjermanë e me rebelë/ Rebelët nga Mirëdita/ Me llogore gjer tek gryka/…” Kjo këngë, është kënduar në valle burrash me tërë pathosin e epikës, tërë krenari për një betejë, me të vrarë nga të dy anët, me kapje rob e pushkatime masive nga pala fituese. Vite të tëra më von dhe ende deri më sot përkujtohet tërë krenari kjo betejë nga banorët. Në vitet e para merrte pjesë dhe Athina Xhani, bashkëshortja e Heroit të Popullit, Mitros.

Në vitin 2014, për paradoks pash të vendosur një tabelë në Qafën e Duke me emrin “Rruga 25 korriku”, për ta përjetësuar në të gjitha kohërat këtë betejë!!!... Mendoj se kjo betejë duhet të studjohet më hollësisht, më seriozisht nga historianë kompetent, e ndoshta nga vetë Akademia e Shkencave, në fokusimin e dokumenteve të kohës… Vrasja në betejë, dihet që është pjesë e saj, por të pushkatoheshin mbas beteje 77 të tjerë 37 prej të cilëve I shpunë disa orë larg të lidhur dorë për dorë dhe i pushkatuan…

Të tjerë të pushkatuar plotësojnë numrin 183, dhe 11 partizanë të vrarë e njëmbëdhjetë të plagosur, në një masakër të inskeenuar që s’kish arsye të justifikueshme përse të ndodhte… Dhe ishte periudha që ishin falur robërit italianë mbas shpartallimit të ushtrisë së tyre. Si të mos të faleshin robërit shqiptarë, mbas fitimit të betejës?!... Dhe në fund të fundit pse duhej të bëhej kjo betejë me njeri-tjetrin nga shqiptarët , kur realisht s’ka pasur asnjë gjerman dhe si mundohet të justi􀂿 kohet autori Sami Hadëri?!!! Pse heshtet mizorisht për këtë masakër, që për nga numri i të vrarëve, është më e madhja në luftën e dytë botërore nga shqiptarët me shqiptarët?! Nga libri memorialistik “Jeta në Skaner” 2015


Brigada





































 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë