TIRANE- Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida janë dërguar pasditen e sotme në burgun e Fushë-Krujës për vuajtjen e dënimit. Transferimi i tyre erdhi disa orë pas dhënies së vendimit “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës për Kostandin Xhuvanin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 4 personave në të gdhirë të 4 Nëntorit në lokalin e natës “Ante Grand”në kryeqytet; dhe shokun e tij Erald Sida, nën akuzë për moskallëzim krimi dhe veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.
Mësohet se transportimi i tyre gjatë pasdites drejt burgut të Fushë-Krujës është bërë në masa të rrepta sigurie.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Mësohet se transportimi i tyre gjatë pasdites drejt burgut të Fushë-Krujës është bërë në masa të rrepta sigurie.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)




