Masakroi gruan e xhaxhait me sëpatë, kapet edhe nipi tjetër, ende në kërkim kunati

Masakroi gruan e xhaxhait me sëpatë, kapet edhe nipi tjetër, ende në kërkim kunati

Qefsere Koleci, gruaja e dhunuar nga kunati me dy djemte

DURRËS- Në kuadër të zbatimit të masave për kapjen e personave në kërkim, policia e Durrësitka arrestuar dy persona, njëri për tentative vrasje dhe tjetri për dhunë.

Në pranga ka rënë Algert Koleci, 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz, i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, Admir Koleci dhe babanë e tyre Medi Koleci kanë goditur me sëpatë në kokë, nusen e xhaxhait duke e hedhur më pas në një kanal. Admir Koleci u arrestua menjëherë që në momentin e krimit më 23 shtator, ndërsa babai i tyre është ende në kërkim. 

Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 23 vitesh për të shkuar në tokën e tyre.

Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit iu dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim inatosi xhaxhain e familjarët e tij. Ai kishte tentuar që të bllokonte sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e shoqëroi disa orë në komisariat, ndërsa sapo ishte liruar, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje dhunuan 55-vjeçaren. 

Nga Policia është arrestuar edhe 17-vjeçari, me iniciale J.D., banues në Durrës,  pasi rreth dy muaj më parë, në bashkëpunim me Nikoll Përlleshin dhe babanë Bibë Dedën kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup 20-vjeçarin me iniciale D.D., po ashtu banues në Durrës.

Pse më shikon me inat? Kjo mësohet se ka qenë arsyeja e nisjes së sherrit tw ndodhur mw 26 gusht fillimisht mes 17-vjeçarit dhe 20-vjeçarit, që degradoi më pas në goditje me thikë dhe dhunë.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim.
Policia lokale ndalon dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.
Njëri prej shtetasve të ndaluar dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2018 në fshatin Armath, Manëz.
Shtetasi tjetër dyshohet si një nga autorët për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2018, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar ) kanë tentuar të vrasin një 20 vjeçar.
Efektivet për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale, në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:
• Algert Koleci 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz;
• J.D. 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi Algert Koleci dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci ( i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.K. (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K. 
Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim" mbetur në tentativë dhe " Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.
Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5