Shtatë persona janë dënuar për një sulm "burracakësh" në veri të Londrës, ku lanë të vdekur një të ri shqiptar dhe i shkaktuan vëllait të tij dëmtime të rënda në tru.
Viktima, Edmond Jonuzi, 35 vjeç, i njohur edhe si Edmond Preci, u vra në një sulm me thika pranë stacionit 'Turnpike Lane' më 9 qershor 2018. Në trupin e tij u gjetën 19 plagë thike. Në këtë sulm vëllai i tij, Eraldi Preci, u la me kafkë të thyer.
Për këtë krim makabër autori kryesor ishte, Bilal Mumin, 20 vjeç, nga Finchley Road, ndërsa pjestar në vrasje ishin edhe 6 persona të tjerë. Ata janë Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Eldar Iliazi, 21 vjeç dhe Rayan Saleh.

Bilal Mumin
Policia tha se të pandehurit ditën e vrasjes kishin kaluar ditën duke pirë në zonën e përbashkët të Duckett, në Haringey dhe duke bërë sjellje anti-sociale.
Ndërkohë sipas BBC e vëllezërve, Dava Preci, e cila nuk ishte në gjendje të udhëtonte nga Shqipëria për gjyqin, falenderoi hetuesit për punën e mirë që kishin bërë.
“Më 9 qershor, bota ime ndryshoi përgjithmonë, duke më lënë aq të thyer dhe të zbrazët brenda. Edmondi ishte i dashur nga të gjithë, plot jetë dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Jeta e tij u ndërpre në mënyrë brutale. Më kanë mbetur vetëm imazhet e frikës dhe dhimbjes që bijtë e mi kaluan pa pushim. Unë nuk mund të fle më në paqe. Djali im Eraldi jo vetëm që humbi vëllain, por ka mbetur edhe i traumatizuar nga sulmi i dhunshëm në atë ditë të tmerrshme.”
Saydomar Mohamed, Eldar Iliazi, Rayan Saleh, Abdul Mohamed, Ismail Mohamed dhe Tenzin Massiah
Komente


Surretër fundërrina e fundërrina
PërgjigjuKush te detyron ty te maresh plaken obeze? Letrat meri me pune. Puno hamall ti maresh letrat me zotesi apo s ke b.... te punosh?! Jo more, dashke te rrish ti te maresh dhe letrat qe te ti beje plaka obeze... yyyyyyyyt kput qafen!
Kjo eshte shembulltyra e mbreterise se bashkuar qe pajis me nenshtetesi lloj lloj speciesh kafshetore kurse shqiptaret i detyron te martohen me plakat obeze te mbreterise per nje cope dokument