Masat antiCOVID/ Nga sot lejohen grumbullimet deri në 50 persona në ambientet e jashtme

Masat antiCOVID/ Nga sot lejohen grumbullimet deri në 50 persona në ambientet e jashtme

Foto ilustruese

Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se rregulli i ri hyn në fuqi nga sot. Sipas MSH, në ambiente të jashtme do lejohen 50 persona, nga 10 që ishte më herët.

"Plani i lehtësimit të masave antiCOVID duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së COVID", shkruan ministria.

Kujtojmë se nga 1 qershori është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo është e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore është shtyrë me 60 minuta dhe fillon nga ora 23:00-06:00. Nga 1 korriku do të hyjnë në fuqi masa të reja.

Nga 1 Korriku:
• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. 
• Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS