Masat e reja antiCovid, Ziu: Po abuzohet me lejen në e-Albania, do i shoqërojmë me polici deri në shtëpi! Dje i këshilluam, sot s’ka tolerime do gjobiten

Zv.Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë, Dhimitraq Ziu tha gjatë një prononcimi për Report tv se nga ora 20 e mbrëmjes kur dhe fillon ora policore nuk do të tolerohet asnjë subjekt drejtues mjeti apo qytetar që do të thyejë aktin normative.

Ziu sqaroi se ditën e parë të enjten kur hyri në fuqi akti normativ policia toleroi disi qytetarët duke i këshilluar pa marrë masa të paktën në orët e para, por se kjo nuk do të ndodh në ditët në vazhdim.

"Fillimisht mori masat duke i orientuar dhe këshilluar qytetarët, më pas filluam me regjimin e masave administrative.  Policia e kishte Domosdoshmëri të merrej me një pjesë të vogël qytetarët sidomos me drejtuesit e mjeteve që shkelin më shumë aktin normativ. Sot ju bëjmë më dije policia ka dalë në terren dhe ka njoftuar të gjitha subjektet se ora e mbylljes është një 20:00. Dmth subjektet duhet të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 të mbyllen bizneset dhe pastaj të shkojnë në shtëpi.  Në orën 20:00 fillon gjobitja", tha Ziu

Zv.drejtori i policisë tha se qytetarët po abuzojnë me lejen që kanë marrë te e-Albania pasi nuk shkojnë në destinacion por e keqpërdorin për të qarkulluar nëpër qytet. Policia njoftoi se sot nuk do të tolerohet askush që do të abuzojë me lejen e marrë nga e-Albania dhe policia do t’i shoqërojë mjetet apo qytetarët deri në destinacion me qëllim që ata të mos qarkullojnë nëpër qytet edhe në rast abuzimi.

"Drejtuesit e mjeteve abuzojnë me lejet nga e-Albania dhe nuk shkojnë në destinacion dhe lëvizin në qytete pa asnjë lloj arsye. Ato leje janë për lejë të domosdoshme dhe duhet bërë ai itinerar dhe jo të vërdallisesh në qytete. Do të bëjmë edhe gjymin e disa individëve që janë problematike madje do i sheqerojmë edhe me polici deri në destinacion që do të shkojë. Që të mos ketë abuzim", tha Ziu

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë