TIRANE-Në hyrjen kryesore të urgjencës së QSUT-së janë vendosur dy çadra triazhimi. Në çadra do të qëndrojnë mjekë, të cilët do të bëjnë kontrolle për çdo person që ka hyrje-dalje në spital për të shmangur kështu çdo rrezik për përhapjen e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha apo pacientëve të tjerë të shtruar.
Mjekët në çadra do të bëjnë kontrollin e çdo personi që do të futet në spital, pra një lloj skaneri parësor. Qytetarëve do merren të dhënat e gjendjes shëndetësore duke filluar nga temperatura, ndërsa nëse do të ketë dyshime nisur nga simptomat edhe tamponi. Dje u ngritën dy çadra të tilla tek spitali i Traumës.
Komento