
Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit, GJKKO, ka bërë një arsyetim të thelluar për vendosjen e masave shtrënguese ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Gazetës Tema, Gjykata pretendon se masa e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk pengohet nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata çmon të theksojë se caktimi i këtyre masave të sigurimit personal nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputete e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi kryesor:
Pezullimi i Ballukut/ Vendimi i GJKKO: Po hetohet për disa tenderë, mund të përsërisë krimin, asgjësojë provat apo arratiset! Rrezikon deri në 5 vite burg












