Masat për koronavirusin/ Bizneset vendase dhe të huaja 37 kërkesa për qeverinë

Pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, masat e ndërmarra nga qeveria kanë qenë tepër të ashpra, dhe që shumica lidheshin drejtpërsëdrejti me biznesin. Menjëherë pas identifikimit të rasteve të para u vendos mbyllja e bareve dhe restoranteve, e të gjithë aktiviteteve për të evituar grumbullimet, si dhe hap pas hapi u bllokuan edhe fluturimet e pasagjerëve.

Dy janë sektorët e evidentuar që do të ndikohen më së shumti nga masat e ndërmarra deri më tani, turizmi dhe biznesi i vogël e i mesëm e kryesisht ai i bareve e restoranteve.

Për këto arsye bizneset në vend i janë drejtuar qeverisë me një sërë kërkesash. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka 11 kërkesa për qeverinë që të mbështes financiarisht sektorët që do të dëmtohen, të shtyjë pagesën e gjobave, dhe detyrimeve fiskale, të rimbursojë pagën e plotë të punonjësve, të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës, të ulen normat e interesit për të nxitur kreditimin.

Shoqata e operatorëve turistik ka 4 kërkesa për shtetin që të pezullohet pagesa e tatimit mbi fitimin deri në tre muaj, të subvencionohen pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për një periudhë 3-6 mujore. Akordimin e granateve ose kredive me interes “0%” për mbështetjen e nevojave për likuiditet të kompanive turistike.

Më herët edhe shoqata e prodhuesve ka paraqitur disa kërkesa që përfshijnë që nga mosbllokimi i industrisë prodhuese, shtyrje të taksave dhe tarifave me të paktën një muaj si dhe ndërprerjen e inspektimeve gjatë kësaj periudhe.

Një sërë kërkesash ka adresuar edhe Dhoma Tregtisë në Tiranë, ku veçojmë kërkesën për zerim të gjitha detyrimet për subjektet e pezulluara, Shtyrja e afatit të dorëzimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, pranë Tatim Taksave si dhe pagimin e sigurimeve për punonjësit e mbyllur në shtëpi.

Ndërkohë kërkesa për qeverinë shqiptare kanë edhe bizneset e huaja. Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe ajo e Italisë. Dhoma Italiane sugjeron shmangien e penaliteteve për vonesa në pagesa dhe për detyrime fiskale dhe të biznesit, përgjysmim në masën 50% të taksës vendore për godinat që përdoren nga bizneset apo edhe pezullimi, për periudhën fiskale 2020, i taksës për plastikën dhe akcizat për lëndët djegse që përdoren në ciklet prodhuese.

Ndërsa Dhoma Amerikane kërkesë të shtuar veç atyre të lartpërmendura shton sugjerimin për krijimin e një fondi te emergjencës qe do te mundësoje Access ne kapital (me ane te kredive te buta si dhe granteve) ne mënyrë qe bizneset te përballojnë efektin negativ te kësaj periudhe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata