Masat, sa rrezikojnë avokatët e Dajtit
Ligji, nga gjobë deri heqje licence

Masat, sa rrezikojnë avokatët e Dajtit<br />Ligji, nga gjobë deri heqje licence
TIRANE - Janë plot 12 avokatë, shumica të njohur, të cilët duket se janë bërë për shumë kohë “themra e Akilit” për vazhdimësinë e procesit ndaj të akuzuarit Dritan Dajti. Komisioni i Disiplinës, i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si dhe përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë e Ministrisë së Drejtësisë, janë mbledhur të hënën, duke nisur shqyrtimin e problemeve të shkaktuara nga avokatët që nuk e mbrojtën Dritan Dajtin.

Vetëm Asaf Hadëraj është avokati i zgjedhur nga vetë klienti, ndërsa 11 emrat tjerë, Fatbardha Hajdari; Liri Vathi; Lin Alija; Foti Rustemi; Lulzim Llangozi; Lazër Sokoli; Ervin Faniku; Gjustina Golloshi dhe Luljeta Ilia, janë caktuar kryesisht nga gjykata, në bazë të listës së sërvirur nga Dhoma e Avokatisë. Por, asnjëri prej tyre nuk e mbrojti të akuzuarin për vrasjen e 4 policëve në Durrës, në vitin 2010, duke bërë që procesi të shtyhet pafundësisht.

Burime nga Dhoma e Avokatëve, por edhe nga specialistë e njohës të fushës së Drejtësisë, avokatët, dosjet e të cilëve janë tashmë në duart e Komisionit të Disiplinës, mund të marrin ndëshkime nga më të ndryshmet, gjë që mund t’ju shkaktojë edhe lënjen e profesionit.

Sipas ligjit për avokatinë, avokatët që nuk mbrojtën Dritan Dajtin, mund të penalizohen nga gjoba, që fillojnë me 100 mijë lekë e në rritje, në pezullimin e përkohshëm të lincencës ose në heqjen e përhershme të licencës së avokatit. Dita e premte do të jetë vendimtare për avokatët në fjalë, ndërkohë që më pas, do të verifikohen edhe emra të tjerë.

Disa ditë më parë, Shqiptraja.com, duke shkruar për shtyrjet e njëpasnjëshme të seancave ndaj Dajtit, shtroi disa pyetje, të cilat duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi pak ditë më vonë, Komisioni i Disiplinës, mblodhi avokatët “mëkatarë” të procesit “Dajti”.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, çdo avokat që pranon të futet në listën e atyre që caktohen kryesisht, për rastet kur të pandehurit nuk kanë mundësi të e zgjedhin një vetë, kur caktohet nga gjykata, duhet të pranojë të mbrojë të pandehurit. Por, deri tani, megjithë çfarë ka ndodhur, në procesin “Dajti”, por edhe në raste të tjera, asnjë mbrojtës nuk është penalizuar.

Në kohën kur, mjekët penalizohen për gabime apo nelgizhenca në punë, kur policët po ashtu, kur prokurorë, gjykatës e deri edhe te zyrtarë të lartë të shtetit penalizohen për papërgjegjshmëri, abuzime me detyrën apo shkelje, ndëshkohen, vetëm avokatët kanë mbetur të paprekur në asnjë rast.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda, thanë për “Shqiptarja.com”, se rasti i avokatëve që e kanë emrin në listën e mbrojtësve kryesisht, të cilët caktohen për të mbrojtur Dritan Dajtin dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, është njësoj sikur, një prokuror, heton për një vrasës dhe kur shkon në gjykatë për të kërkuar masën e sigurisë, thotë: Këtij personi nuk kam qejf t’i ngre akuzë për vrasje; apo sikur një mjeku t’i shkojë një urgjencë dhe të thotë; këtë njeri nuk dua ta mjekoj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë