Mashtrim me 1.5 mln $ nga
KURUM, hetim nga tre prokurori

Administratori i kompanisë së çelikut “Kurum” K. Z. është marrë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit për akuzën e “Mashtrimit” të kryer më shumë se një herë me pasoja të rënda dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Së bashku me Zeytinoglu i pandehur është marrë dhe drejtori i kësaj kompanie Y. A. por ndjekja penale është shtrirë dhe mbi shoqërinë “Kurum Internacional”, e cila akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Burime pranë prokurorisë së Elbasanit bënë me dije për “Shqiptarja.com” se bëhet fjalë për një dëm prej 1.5 milion dollarë. Mësohet se lidhur me këtë çështje janë tre prokurori që kanë nisur hetimet dhe më konkretisht prokuroria e Durrësit, Kavajës dhe Kurbinit. Ish-administratori i kompanisë “Kurum”, K. Z. dhe drejtori i blerjes së skrapit, Y. A. dyshohet se, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit, Kavajës etj.Pritet që në ditët në vijim për këtë çështje të ketë arrestime nga prokuroria e Elbasanit.

Nga Kurbini dosja shkoi në Elbasan
“Shqiptarja.com” mëson se fillimisht, hetimi nisi nga Prokuroria e Kurbinit, e cila kishte regjistruar procedimin penal për “Fallsifikim të vulave e stampave”,“Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve penale” për 4 kompani që kishin të deklaruar si vend ushtrimi aktiviteti për mbledhjen e përpunimin e skrapit në qytetin e Laçit. Këto kompani ishin “Kurbini” shpk, “Erad&XHT”, “R&B2011” dhe “Kavaja Co”.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë “Kurum International”, e cila ushtronte aktivitetin në qytetin e Elbasanit. Për këtë arsye, hetimi kaloi për kompetencë pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila, deri në këtë fazë të hetimit ka konstatuar se gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, aktualisht me zyrë qëndore në Tiranë, ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 shoqëritë tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.

Falsifikimi i faturave
Të gjitha faturat tatimore të shitjes së lëndës skrap për vitin 2011, të përpiluara me palë shitëse këto 4 shoqëri, dhe blerës shoqërinë “Kurum”, janë të falsifikuara. Këto shoqëri asnjëherë nuk kanë kryer realisht aktivitet shit-blerje skrapi ndërmjet tyre. Të gjtha këto fatura tatimore janë përpiluar nga shoqëria “Kurum”,në mënyrë fiktive, me qëllim për t’u deklaruar dhe njohur nga organet tatimore si TVSH e zbritshme, TVSH për këto furnizime (blerje) skrapi. Shoqëria “Kurum”, ka qënë dhe është aktualisht e regjistruar si subjekt tatimpagues pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë. Nëpërmjet këtij aktiviteti kriminal, pra duke deklaruar në organin tatimor fatura tatimore të blerjes së lëndës skrap të falsifikuara, fiktive, shoqëria “Kurum”, ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme TVSH-në përkatëse për këto blerje. 

Njëkohësisht, kjo shoqëri ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke ulur fitimin dhe për rrjedhojë edhe tatim fitimin që ka paguar pranë organit tatimor. Në bazë të hetimit të kryer, si edhe në përfundimet e ekspertimit kontabël, ka rezultuar e provuar se shoqëria “Kurum”, nëpërmjet falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara dhe të dhënave të rreme në organin tatimor, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga mospagimi i TVSH dhe Tatim Fitimit sipas ligjit, vlerën e përllogaritur 158,654,280 lekë, e cila përfaqëson dëmin ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit.

Aksu firmosi faturat
Të gjitha këto fatura tatimore shitje janë nënshkruar për palën blerëse shoqërinë “Kurum” nga shtetasi Y. A i cili në atë kohë ka patur pranë shoqërisë detyrën e Drejtorit të Skrapit. Gjithashtu, rezulton se nga administratori i asaj kohe i shoqërisë “Kurum” K. Z., janë kryer pagesat për likujdimin e këtyre faturave tatimore për 4 shoqëritë shitëse, nëpërmjet bankës NBG Bank.

Nisur nga fakti se të gjitha këto fatura kanë qënë fiktive, kalimi i këtyre shumave nëpërmjet sistemit bankar është bërë për t’i dhënë formë të ligjshme në dukje këtij aktiviteti kriminal, dhe për të fshehur origjinën e vërtetë të këtyre të ardhurave, që janë rrjedhojë e falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, evazionit fiskal, si dhe mashtrimit ndaj organit tatimor, duke kryer edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Y. A. drejtor i shit-blerjes së skrapit
“Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, dhe me pasoja të rënda.

“Pastrimit të produkteve të veprës penale”
K. Z., ish-administrator i kompanisë
“Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, dhe me pasoja të rënda.
“Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

“KURUM INTERNATIONAL” SH.A
“Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, dhe me pasoja të rënda.
“Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

d.b/shqiptarja.com

/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij