Mashtrime kompjuterike në dëm të qytetarëve dhe bizneseve, policia: Kemi parandaluar disa raste me pasoja monetare

Mashtrime kompjuterike në dëm të qytetarëve dhe bizneseve, policia: Kemi parandaluar disa raste me pasoja monetare

Drejtoria e përgjithshme e policisë

Policia ka ripërsëritur thirrjen për të pasur kujdes për qytetarët të cilëve u kanë mbërritur në postën elektronike mesazhe me emër të drejtuesve të policisë që shoqëroheshin me mandat gjykate.

Nëpërmjet njoftimit të bërë ditën e sotme, policia bën me dije se që pas njoftimit të djeshëm, është arritur parandalimi i pasojave të mëtejshme për qytetarët.

Dje u theksua nga policia se mesazhe të tilla, kanë shkaktuar dëm ekonomik për qytetarët dhe bizneset të cilave u drejtohej. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorëve që fshihen pas këtyre mashtrimeve kompjuterike.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.  Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë