Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka vendosur të pranoje dënimin me një vit burg për veprën e mashtrimit me taksat me shumën e € 3.3million (£ 2.9m).

U përgjigja, nuk e kundërshtova gjobën, pagova dhe nënshkrova një marrëveshje zyrtare me shtetin në të cilin gjithçka u mbyll përfundimisht.

Jose Mourinho, trajner 

Mourinho i ka kryer shkeljet në kohën kur drejtonte skuadrën e Real Madrid dhe sipas “El Mundo”. Në ditët në vijim Prokuroria dhe Thesari i Shtetit do të konfirmojnë marrëveshjen e nënshkruar me “Special One”, ku edhe ai pranon fajësinë.

Për të shmangur shkuarjen në gjyq dënimi do të kovertohet me gjobë financiare, në total portugezi do t’i paguajë 669,323 euro Thesarit Spanjoll.