Vodhën 7 mln euro gjermanëve me Call Center, 11 vite burg për pronarin e bashkëpunëtorin! Operatorët shpallen të pafajshëm

Vodhën 7 mln euro gjermanëve me Call Center, 11 vite burg për pronarin e bashkëpunëtorin! Operatorët shpallen të pafajshëm

Foto ilustruese

GJKKO dënon me 11 vite burg Erjon Kasmin pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’ dhe me 10 vite burg bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafa duke u shpallur fajtor për vjedhjen e  rreth 7 milionë euro shtetasve gjermanë përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa.

Ndërkohë janë shpallur të pafajshëm 11 operatorët: Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu e Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla dhe Skerdi Llupi.

Bëhet fjalë për një hetim të vitit 2021 të nisur nga spak pas informacioneve te marra edhe nga autoritett e vendeve te tjera ku shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë  mashtroheshin  nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro.

Erjon Kasmi- dënohet me 11 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 7. 4 vite burg. U shpall fajtor për akuzat “Mashtrimi kompjuterik” “Grupi i strukturuar kriminal".

Xhulian Xhafa- dënohet me 10 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar dënohet përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg. U shpall fajtor për akzuat “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Janë shpallur të pafajshëm:
1. Anduel Gjergji
2. Ariol Zenuni
3. Eminion Orizaj
4. Eris Kurila
5. Evis Mahmutaj
6. Ilir Shkurti
7.Denada Bardhi
8. Indrit Tila
9. Klevin Molla
10.Skerdi Llupi
11. Ermir Shehu

Të 11 personat janë shpallur të pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Rikthimi i pasurive të sekuestruara

1-  Llogari në Bankën Kombëtare Tregtare, në emër të te pandehurit Erjon Kasmi, si më poshtë:

-Nr.*** gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 13.056.701,58 (trembëdhjetë milionë e pesëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e një presje pesëdhjetë e tetë) lekë.

- Nr. *** në monedhën ”Euro”, në emër të Erjon Kasmi, e cila ka gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 276.375,65 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë presje gjashtëdhjetë e pesë) euro.

- Nr.*** në monedhën ”Euro”, në emër të Erjon Kasmi, e cila ka gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 96.136,03 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë presje zero tre) euro.

2- Llogari në bankën, aktualisht *** Bank, llogaria ***, me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 6.586.282,14 (gjashtë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tetëdhjetë e një presje katërmbëdhjetë) lekë.

3- Llogari në  Bankën, si më poshtë:

-  Llogari rrjedhëse nr.*** me gjendje në momentin e sekuestrimit 146.871,67 (njëqind e dyzet e shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

-  Llogari rrjedhëse nr. *** me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 146.871,67 (njëqind e dyzet e shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

4- Llogari në Bankën *** Bank, llogaria me nr. ***, me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 11.986,12 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë presje dymbëdhjetë) Euro.

5- Llogari në bankën ***, llogaria me IBAN *** me gjendje të balancës në momentin e sekuestrimit 159.927,05 (njëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje zero pesë) euro dhe depozita e çelur pranë kësaj banke në datë 17.09.2020 në shumën 30.000 euro.

6- Pasuria “Ndërtesë” me numër ***, Vol.65, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***.

7- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.61, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi mr NID ***.

8- Pasuria “Njësi” me numër ***, Vol.19, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** ;

9- Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.25, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

10- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.*** Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

11-Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

12- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

13-Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.32, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

14-Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

15- Pasuria “Truall” me numër ***, Vol.*, Fq.**, ZK.*** Tiranë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID ***,

16- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.63, Fq.***, ZK.***Durrës, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

17- Pasuria “Pemëtore” 100 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me ***,

18-  Pasuria “Pemëtore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

19- Pasuria “Pemëetore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.***Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

20- Pasuria “Pemëtore” 1000 m2 me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK.*** Sarandë, në emër të Erjon Ylli Kasmi me NID *** dhe Laura Leka me NID ***,

21- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.**, ZK*** Kavajë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

22- Pasuria “Garazh” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

23-  Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.*** Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

24- Pasuria “Apartament” me numër ***, Vol.**, Fq.***, ZK.***Tiranë, në emër të Xhulian Etem Xhafa me NID *** dhe Suada Mustafa Tila me NID ***,

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Olta Xhaçkës, PS kërkon rihapjen e çështjes në Kushtetuese pasi do kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias

Mandati i Olta Xhaçkës, PS kërkon rihapjen e çështjes në Kushtetuese pasi do kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias