Shqipëria 'parajsë' e Forex-it fantazmë! Call Center-a që mashtrojnë, mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana! Letër porosia nga Gjermania: Të pyeten 3 kompani për të kapur mashtruesin

Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Report Tv ka zbardhur letër porosinë e autoriteteve gjermane për Prokurorinë e Tiranës, ku kërkohen të dhëna nga 3 kompani për të rënë në gjurmët e mashtruesve, e ndërsa aty sillet edhe një rast se si i kanë zhvatur 9 700 euro gjermanes duke i premtuar milionat me Bitcoin.

"Në periudhën nga Nëntori 2020 deri në Janar 2021, Janet Schafer, e cila u mashtrua në këtë mënyrë, transferoi shumën totale prej 9,700,00 €. Paratë nuk u kthyen. Paratë u transferuan në llogaritë Lituaneze", thuhet në dokument. 

Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet.

Por përse nisi ky hetim në Shqipëri?
Autoritetet e huaja i dërguan letër-porosi Shqipërisë pas denoncimeve të bëra në disa shtete, si Gjermania, Italia, Holanda, Franca etj, nga qytetarë të shumtë të huaj, që ishin mashtruar në shuma marramendëse nga kompani call center në Tiranë që i kanë kërkuar të investojnë në tregjet e bursës, dhe më tej, me marrjen e parave në llogari bankare, thjesht zhduken pa lënë gjurmë.

Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, thanë se Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për llogari dhe transaksionet që kanë bërë në 2 vite. Kërkesë i është bërë edhe Drejtorisë së Tatimeve, për një bilanc të këtyre bizneseve, ndërsa kompanive telefonike u është kërkuar të japin të dhëna për thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj. Të njëjtat burime nga organi i akuzës, thanë se janë të paktën 1 mijë qytetarë të huaj që janë mashtruar, dhe jo pak, por deri në 500 mijë euro investim të humbur që ka derdhur në llogaritë fantazmë vetëm 1 qytetar. Pra, këtu flitet për miliona euro që të huajt mund të kenë investuar në bursën e rreme.

Por si funksionojnë skema të tilla që shfrytëzojnë sistemin “Forex”?
Kompanitë call center kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojnë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhurit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje që për vetë moshën janë deri duke të pakuptueshme.

Vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, me fjalën “Forex Albania”, dalin me qindra oferta pune për të rinj me paga mujore të majme, dhe që kriter kanë gjuhët e huaja italisht, spanjisht, anglisht gjermanisht, greqisht dhe frëngjisht. Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin “Forex” në Shqipëri.

Por përse marrosen të gjithë dhe investojnë në rrjete që masivisht mund të jenë të rreme?
Qytetarëve u premtohet se brenda një kohe shumë të shkurtër, që për shembull në sistemin bankar duhet të presësh për vite, një investim i vogël fillimisht, do të dyfishohet për pak muaj, e kështu me radhë duke i shtuar shumat e investimit në varësi të premtimeve për fitime shumë më të mëdha në vlera. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.

Rrjeti FOREX ofron mundësinë për tu futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Si i vodhi 'Call Center-i' në Tiranë 9 700 euro gjermanes! Kërkohen të dhëna nga 3 kompani interneti për të zbuluar mashtruesin

1635872972_CallCenteragents.jpg

Report Tv ka siguruar dokumentin, ku tregohet se si një qytetar gjerman është mashtruar nga këto Call-Centre, e që kap shifrën prej 9 700 euro. Kjo është letërporosia që ka ardhur nga autoritetet gjermane për Prokurorinë e Tiranës. Kërkohet marrja në pyetje e 3 personave të kompanive shqiptare për të zbuluar IP e kompjuterit

"Autorë të panjohur tërheqin vëmendjen e klientëve të mundshëm duke reklamuar investime te pretenduara ne kriptomonedhe. Duke vepruar keshtu, autoret e panjohur premtojne fitime të larta nga fondet e depozituara. Pasi të jetë kryer kontakti, autorët e panjohur i nxisin palet e demtuara të transferojnë para në llogarite bankare në Gjermani dhe shtete të tjera, në të cilat autorët e panjohur mund të kenë akses direkt ose përmes të ashtuquajturve agjente financiare Ne disa raste, autoret e panjohur gjithashtu i kryejně transfertat vetë, nëse palet e dëmtuara i lejojnë të kenë akses në kompjuterat e tyre, për shembull përmes softëerit "Anydesk". Ndonese palët e dëmtuara besojne se autorët e panjohur do te investojnë paratë e tyre në kriptomonedhë. autoret synojnë t'i mbajnë paratë ose kriptomonedhat per vete Si rregull, shumat e depozituara nuk kthehen kurre.

Në periudhën nga Nëntori 2020 deri në Janar 2021, Janet Schafer, e cila u mashtrua në këtë mënyrë, transferoi shumën totale prej 9,700,00 €. Paratë nuk u kthyen.

Parate u transferuan në llogarite Lituaneze. Keto llogari u aksesuan nga adresa te ndryshme IP të disa kompanive telekomunikacioni, për të cilat ne kërkojmë të dhënat e inventarit. Autoritetet e Drejtësisë Gjermane kërkojnë nëse kemi punonjës kompetent të kompanive Vodafone Albania Sh.A, SELCOM shpk dhe Abissnet sha i cili mund të merret në pyetje si dëshmitar nga autoriteti kompetent policor duke me siguruar një transkript të intervistave", thuhet në dokument. 

Letër porosia e autoriteteve gjermane për Prokurorinë e Tiranës
/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lisi: 03/11/2021 13:51

    Shqiperis duhet rivendos visat,nderprer internetin ,dhe reuktimin e linjave te telekomunikimit!

    Përgjigju
  • genti: 03/11/2021 08:33

    Keto jane kompani izraelite. A do kete guxim Gledis Nano te arrestoje mashtruesit e Mosadit ne Tirane?

    Përgjigju
  • goni: 02/11/2021 23:55

    hhahaha ca gallate ka … po kte e din gjith shefat e policia ne qsrkullim … cdo gje lejohet nga leja atyre duke marr pagesat e tyre normal… ato ka ber namin kto unkujtuan mas pilafit hahahaah

    Përgjigju
  • Dori: 02/11/2021 20:14

    Call centera te till i keni dhe ne apartamente qe ndodhen ne pallate ne zemer te Tiranes

    Përgjigju
  • kacaku i laberise: 02/11/2021 17:08

    kane thone si te jete i zoti (ilir meta ) shtepise ashtu do rriten dhe femijet

    Përgjigju
  • Dona: 02/11/2021 13:16

    Hajde pune hajde...me vjedh te tjeret. ...EDHE shteti hesht...sepse eshte vete hajdut...

    Përgjigju
  • Ola: 02/11/2021 13:10

    E di dhe gomari qe call centerat qe lozin me bursat dhe mashtrojne jan ne Tirane por prokuroria dhe SPAK tani e paska zbukuar.Po pse budadhenj jan pronaret e tyre qe ti lejn parat e mashtrimit ne llogarit e tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?