Mashtruan për përvetësimin e një 'Audi' luksoz me vlerë 200 mijë euro të marrë me qira në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

TIRANË-Një 38-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga të policisë pasi është përfshirë në një skemë mashtrimi në bashkëpunim edhe me një shtetas turk për përvetësimin e një makine luksoze ‘Audi’ me vlerë 200 mijë euro. Policia ka arrestuar Elvis Kosovën si dhe shtetasin truk Yucehan Er. Në kërkim është shpallur edhe një 20-vjeçar, J.H nga fshati Prush ku edhe u gjet 'Audi' luksoz.

39-vjeçari turk ka marrë me qira makinën 'Audi' në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetasi turk, ja ka dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "R 8".Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush. Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip "Audi", në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.'- njofton policia.

Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip "Audi", i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.  Elvis Kosova rezulton pronar i kompanisë 'Mel Construcions' në Tiranë, firmë e cila merret me import dhe eksport makinash.

Elvis Kosova njihet si i apasionuar pas makinave luksoze dhe garave të shpejtësisë. Në vitin 2020, rezulton fitues i garës Drag Race, në Kosovë.

1724829119_audi.JPG

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:27
VIDEO/ Kush është Elvis Kosova: Nga fitimi “Drag Race” në Kosovë më 2020, te gjobitja 1500 euro për gara të paligjshme në Patok! Tentoi të çmontonte makinën në servis pas ndjekjes

 

I arrestuari sot (28 Gusht) nga Policia e Shtetit, Elvis Kosova, nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.

Ai njihet si një “pilot” garash me shpejtësi gati të njëjtë me ato në Formula Uno dhe madje një prej tyre e ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së Pandemisë Covid-19 në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.

Lajmin atë kohë e publikonin edhe mediat kosovare, si “Telegrafi” dhe “Indeks Online”, teksa i riu që thirrej edhe si Vis Kosova, është edhe pronari i një subjekti privat për shit-blerje makinash.

Por jo vetëm kaq, pasi ka qenë personazh negativ në një rast tjetër, një vit më pas (2022) në aksin Laç-Mamurras (Lezhë), në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina “Gogi kundër Visit”.

Madje duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera në këtë autostradë kombëtare.

Pamje nga gara e paligjshme në aksin Laç-Mamurras

Policia e Shtetit fillimisht kapi video të hedhura në rrjetet sociale dhe nisi procedimin penal me iniciativë, duke ndjekur dhe lokalizuar Kosovën

Ai është kapur teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis (është edhe pronar i një subjekti të tillë import-eksport mjetesh). Policia ndau edhe pamjet me video nga aksioni në atë kohë. Kurse Policia Rrugore e gjobiti me 120 mijë lekë të reja (1500 euro me kursin e këmbimit në atë kohë).

1724830469_page.jpg

Elvis Kosova dhe 'Audi' i sekuestruar

Madje u dha edhe një njoftim zyrtar, teksa u publikuan gjoba e vendosur, pamje nga gara e paligjshme dhe mjeti gjysmë i çmontuar në servis.

”Sipas përshkrimit të pamjeve, bëhet fjalë për një garë ndërmjet dy shoferëve të famshëm në komunitetin shqiptar të automobilizmit, “Gogi” dhe “Visi”. Ata kanë marrë pjesë me dy supervetura, Audi TTRS, përkatësisht me Nissan GT-R R35. Siç edhe mund të shihet, bëhet fjalë për një garë të zhvilluar mbi një nga urat e Shqipërisë. Dhe në fund, fitues i kësaj super gare doli Gogi”, shkruante “Telegrafi” në kronikën pas përfundimit të garës.

Gara në të cilën Elvis Kosova fitoi garën e Kosovës 'Drag Race', me makinën sportive 'Nissan'

Elvis Kosova gjithashtu herë pas here jepte edhe intervista të ndryshme në lidhje me pasionin e tij për garat me makina dhe artin e këtij sporti, duke publikuar fotografi dhe pamje të ndryshme, i veshur edhe me kostum piloti.

Policia njoftoi sot se arrestoi Kosovën për mjetin "Audi" me vlerë 200 mijë euro, që kishte marrë nga një shtetas turk, i cili kishte inskenuar vjedhjen e mjetit luksoz të marrë me qira në Gjermani, duke mashtruar me qëllime përfitimi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit atëkohë:

“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Foto e Policisë nga gara e paligjshme

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Elvis Kosova

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve”.

M.Q./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 28/08/2024 09:48

    Pse or te mjere pse, lat familjet rrugve. Behuni te zgjuar jo budallenj or te mjere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron i kërkoi Durovit të zhvendoste selinë e Telegram në Paris, sipërmarrësi rus refuzoi

Presidenti Macron i kërkoi Durovit të zhvendoste selinë e Telegram në Paris, sipërmarrësi rus refuzoi