Një 67- vjeçar shqiptar ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të të dashurit të gruas së tij. Gjykata rajonale e Hildesheim e dënoi dje (27 gusht) 67 vjeçarin me 11 vjet burg për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.
Shqiptari Laver C, 67- vjeç kishte krijuar dyshime për gruan e tij 53- vjeçare se e tradhtonte. Ai e monitoroi në mënyrë të vazhdueshme infermieren dhe e shoqëronte edhe nga puna në shtëpi me Mercedesin e tij.
Sipas prokurorisë, shqiptarja besohet se kishte lidhje me bashkatdhetarin Sefat B, 48- vjeç, i cili e njihte infermieren e reanimacionit prej 20 vitesh dhe punonte me të. Megjithëse nuk gjeti prova për të mbështetur dyshimet e tij, Laver C. mori një pistoletë Tokarev, të kalibrit 7.62 mm dhe e qëlloi 48- vjeçarin.
Sipas gjykatës, më 29 janar 2024, Laver C. vëzhgoi 48- vjeçarin dhe priti derisa të kthehej në shtëpi. Kur Sefat B. doli nga makina e tij, Laver C. nxori armën, ndërsa në këtë moment 48 vjeçari tha: “Laver, mos e bëj këtë”.
Por, 67 vjeçari, qëlloi në drejtim të tij, ku njëri plumb e preki në parakrahë, plumbi i dytë në shpinë, i treti në trup, ndërsa i 4-ti i ka lënduar syrin e majtë.
Pak kohë pas sulmit, autori i arratisur u kap nga oficerët e policisë dhe u dërgua në paraburgim. Ai pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë më parë nga Sefat B.
Sefat B. siguroi se ai nuk kishte pasur lidhje me gruan e tij, ndërsa që nga sulmi me pistoletë ai ka qenë në pushim mjekësor dhe vuan nga ankthi./Bild
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
82.3%
-
Të gabuar
12.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sporti gjerman në zi, shuhet në moshën 70-vjeçare trajneri legjendar i futbollit Christoph Daum! Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, karriera dhe trofetë
25 Gusht, 17:54
-
Sulmi në festivalin e Solingenit në Gjermani kthen frikën e terrorizmit! Nga taktika e ‘kositjes së barit’ dhe zgjedhja e shënjestrave, tek armët më praktike
25 Gusht, 16:27
-
Gjermani/ ISIS merr përsipër sulmin me thikë në Solingen, atentatori dorëzohet dhe rrëfehet
25 Gusht, 10:39
-
ISIS merr përsipër sulmin në Gjermani: Hakmarrje për vrasjen e myslimanëve në Gaza
24 Gusht, 21:31
-
Gjermani/ Dronët mbi Brunsbuttel, dyshim për spiunazh
24 Gusht, 17:27
-
Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur, 8 të plagosur! ISIS e merr përsipër: Hakmarrje për myslimanët e vrarë në Gaza
24 Gusht, 07:09
-
Baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë
23 Gusht, 22:26
-
Analiza/ Secili më vete, kriza e koalicionit qeveritar në Gjermani
22 Gusht, 09:44
-
Ministri Hoxha pret Ambasadorin gjerman në Tiranë: Intensifikojmë operacionet policore! Konsolidim të marrëdhënieve
21 Gusht, 16:12
-
Mesazhe kërcënuese ndaj ambasadave serbe, ministri i Brendshëm Daçiç: Kam marrë informacione nga Gjermania e Zvicra
20 Gusht, 18:09
-
Ish-sekretare e kampit nazist të përqëndrimit/ Gjykata Federale gjermane lë në fuqi dënimin ndaj 99 vjeçares
20 Gusht, 11:42
-
Gjermania thotë se është e ‘përkushtuar’ për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën
19 Gusht, 14:53