Mashtronin të huajt për të investuar para në bursa fiktive, arrestohet menaxheri Call Center-it në Tiranë! Pronari në kërkim, në hetim 5 operatore

Mashtronin të huajt për të investuar para në bursa fiktive, arrestohet menaxheri Call Center-it në Tiranë! Pronari në kërkim, në hetim 5 operatore

Call Center në Tiranë

Një administrator call center-i është arrestuar në Tiranë, të mërkurën, pasi mashtronte klientë të huaj për të investuar në bursa fiktive, duke u vjedhur paratë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 punonjëse (operatore) të këtij call center-i, i cili ndodhej në rr. Myslym Shyri.

Pronari i subjektit, G.C., u shpall në kërkim nga policia, pasi nuk ishte në ambientet e punës në momentin e arrestimit të punonjësve.

I arrestuari që menaxhonte veprimtarinë është Lorenc Lleshi., 28 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa në gjendje të lirë po hetohen operatorët e punësuara V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 celularë, shuma parash të dyshuara se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, si dhe lista me të dhënat e klientëve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive forex.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mashtrimi", "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Call Center-at me veprimtari ilegale që përfundon në vjedhjen e klientëve janë një fenomen i shpeshtë në Shqipëri, ku policia prej kohësh nga ndërmarrë operacione në identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës.

Si funksionojnë skema të tilla që shfrytëzojnë sistemin “Forex”?
Kompanitë call center kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojnë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhurit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje që për vetë moshën janë deri duke të pakuptueshme.

Vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, me fjalën “Forex Albania”, dalin me qindra oferta pune për të rinj me paga mujore të majme, dhe që kriter kanë gjuhët e huaja italisht, spanjisht, anglisht gjermanisht, greqisht dhe frëngjisht. Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin “Forex” në Shqipëri.

Përse marrosen të gjithë dhe investojnë në rrjete që masivisht mund të jenë të rreme?
Qytetarëve u premtohet se brenda një kohe shumë të shkurtër, që për shembull në sistemin bankar duhet të presësh për vite, një investim i vogël fillimisht, do të dyfishohet për pak muaj, e kështu me radhë duke i shtuar shumat e investimit në varësi të premtimeve për fitime shumë më të mëdha në vlera. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.

Rrjeti FOREX ofron mundësinë për tu futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 10/08/2022 13:59

    Eshte se kur vjedh dhe mashtron pa leje te fusin mrena. Behuni me Ramemafine dhe fap jeni te gjithe zotnij mashtruese.

    Përgjigju
  • Korrupsioni Vu: 10/08/2022 12:59

    Kur behet fjale per arrestime for FOREX, po ta shohesh nuk dalin asnjehere emrat e plote dhe ne pergjithsi ku mendon prokurori qe do marri lek dhe do mbyllet ceshtja, nuk dalin asnjehere emrat e plote, shihini me kujdes lajmet dhe do e kuptoni si pattern

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë