TIRANË- 9 administratorë Call Center në Tiranë janë proceduar penalisht për mashtrim. Sipas policisë ka rezultuar se administratorët, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Nine’, u proceduan penalisht shtetasit:  - A. R., 52 vjeç, A. D., 27 vjeç, S. D., 26 vjeç, F. K., 28 vjeç, B. K., 29 vjeç, K. O., 26 vjeç, I. S., 34 vjeç, O. M., 54 vjeç, dhe K. T., 26 vjeç për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.