TIRANË - Gjykata e Shkallës së para Tiranë ka lënë në burg "policen mashtruese" Elvira Lanin.
42-vjeçarja u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke merrte produkte pa paguar me pretendimin e se ishte efektive e policisë.
Ajo është shprehur para gjykatës se nuk e dinte se përse ishte atje duke mohuar akuzën ndaj saj.
Lani e dënuar më herët edhe nga gjykata e Gjirokastrës për mashtrim. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo ka dalë nga burgu me liri me kusht.
Elvira Lani, duke u prezantuar si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.
Lani ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Koordinimit te Agjensia Investigative 'Stop Krimi', një OJF.
E mbyten te poshtrit shqiperine.Ne cdo meter katror te ketij vendi ka hajdute,te korruptuar dhe kriminele!
PërgjigjuUeee sa i njanka mones kjo. Si fizik e ne te njejtat zakone. Hajdute te dyja, baxhella te dyja, turi transi te dyja.
Përgjigju