Arrestohet 60-vjeçari shkodran në Fier, mashtroi 3 të moshuar duke iu thënë se iu njihte fëmijët dhe iu mori nga 1-2 mln lekë secilit

Arrestohet 60-vjeçari shkodran në Fier, mashtroi 3 të moshuar duke iu thënë se iu njihte fëmijët dhe iu mori nga 1-2 mln lekë secilit

Foto ilustruese

Një 60-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar ditën e sotme në Fier, i akuzuar se i ka marrë para disa personave, duke i mashtruar. Mësohet se në pranga ka rënë Spiridon Lito, i cili iu ka marrë shumë të ndryshme, nga 1 milion deri në 2 milion lekë secilit, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre dhe se ato para do tua kthente sërish. 

Spirdion Lita mashtroi 3 të moshuar duke iu thënë se iu njihte fëmijët dhe iu mori nga 1-2 mln lekë secilit. Ai iu thoshte të moshuarve se i ishte prishur makina dhe se lekët do ua kthente sapo ta rregullonte

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Mashtrimi".

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 01/07/2021 17:19

    Eh Pirro Lito!! Dikur ka qene elite ne Shkoder por jeta qenka dollap!! Nuk duhet te jete mire nga trute se eshte e disata here qe e ben kete veprim...ndoshta per te mbijetuar....

    Përgjigju
  • Era: 01/07/2021 16:37

    Spiridon Lito, ka qene nje nga kuadrot kryesore te PD-se ne Shkoder pas viteve '90. Ne dore te ketij çfare "kuadri" kane pase mbetur ish drejtuesit e sistemit te meparshem, te cileve, Spirodon Lito, apo siç eshte njohur gjithmone, Pirro Lito, u hoqi telefonat fiks dhe ia shperndau takemit te vet. Qe ne femijeri ka patur probleme ne formimin e vet, por tani paska shkalluar krejt more...

    Përgjigju
    • Shkodran: 02/07/2021 12:37

      Era e paske inatin se te paska hequr telefonin fiks??! E çfare u duhej telefoni disa spiuneve dhe servileve te sistemit??!! Numrat ishin te kufizuar... Pse duhej te mbante telefon nje njeri qe nuk ishte me drejtor i NB qe e kishte marre sepse u be drejtor??! Pastaj nuk t`a hoqi Pirroja por PD e organizuar njesoj si fronti demokratik qe shihte se nga jane drejtuar antenat e tv!! Sa per femijerine...kur luante tenis Pirro Lito ti dhe une nuk i dinim emrin!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona