Mashtruan me TVSH me vlerë 26 milionë euro, dërgohen për gjykim 14 persona
TIRANË, 28 Shtator /ATSH/ -Katërmbëdhjetë persona dhe 9 kompani të administruara prej tyre janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen për përfshirje në një skemë mashtruese të rimbursimit të TVSh-së. Duke u marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit, karta persona ishin bërë pjesë e një skeme gjigante mashtruese, e cila i […]
TIRANË, 28 Shtator /ATSH/ -Katërmbëdhjetë persona dhe 9 kompani të administruara prej tyre janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen për përfshirje në një skemë mashtruese të rimbursimit të TVSh-së.
Duke u marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit, karta persona ishin bërë pjesë e një skeme gjigante mashtruese, e cila i ka sjellë shtetit një dëm prej 26 milionë euro.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skemën e mashtrimit, ndërkohë që po përfundon hetimi edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, numri i të akuzuarve për këtë çështje arrin një total prej 60 shtetasish dhe persona juridikë.
Të gjithë këta shtetas dhe persona juridike akuzohen për veprat penale të "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186 i K. Penal, "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe "Mashtrimi", parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.
Ka përfunduar hetimi dhe dërgohen për gjykim shtetasit dhe personat juridikë:
Shtetasit:
1. Agim Xhika, hetuar me masën arrest në burg
2. Josif Kadriaj, hetuar me arrest në burg
3. Maltin Lleshi, hetuar me arrest në burg
4. Ramiz Veizaj, hetuar me arrest në burg
5. Kadri Rama, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
6. Avni Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
7. Robert Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
8. Gjergji Lami, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi detyrim paraqitje)
9. Ilir Allmeta, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
10. Flamur Gjinaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
11. Juxhin Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
12. Përparim Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, arrest në shtëpi)
13. Durim Musa, hetuar me arrest në burg (në mungesë)
14. Krenar Mukaj, hetuar me arrest në burg në mungesë, më pas detyrim paraqitje
Persona juridike (Shoqeri tregtare)
1. "ALEKSI & AJSI" sh.p.k,
2. "AJSI" sh.p.k
3. "ALSIMA" sh.p.k
4. "HOXHA" sh. p. k
5. "XHOIS- GRUP" sh.p.k
6. "PROKAT" sh.p.k
7. "SILEALB" sh.p.k
8. "MUSA" sh. p. k
9. "GOLD PLUS" sh.p.k.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31