Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia dhe vendosur masën detyrim paraqitje për Frederik Frrokajn dhe nipin e tij Henri Frrokajn, pavarësisht se prokuroria kërkoi që të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzën e mashtrimit të qytetarëve duke u shitur një ilaç që pretendonin se shëronte të prekurit me COVID.
Frederik Frrokajn është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Andon Frrokaj. Avokati e cilësoi të nxitur vendimin për arrestimin dhe madje politik. "Një akuzë deniguruese dhe të pabazuar në ligj. Prokuroria ka pasur dy muaj dhe nuk ka arritur që të sajojë asnjë provë. Një veprim stimulues i agjentëve të policisë tentuan ta çojnë Frederik Frrokajn në kryerjen e një krimi. Por kur i infiltruari shkon drejt inkriminimit nuk merret si provë.
Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje. Ky ishte edhe qëndrim im si mbrojtje. Kjo përveç politike është edhe paaftësi e policisë, që fatkeqësisht është përkrahur nga prokuroria" tha avokati i Frrokajt.
Por si ranë në pranga xhaxha e nip? Prokuroria akuzon se Frederik Frrokaj hiqej si mjek dhe bashkë me nipin e tij Henri Frrokaj mashtronin qytetarët duke shitur një ilaç sipas tyre kurues për COVID-in, në këmbim të 20 mijë lekëve.
Frederik Frrokaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për ilaçet e kurimit të virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar shërim. Xhaxha e nip bashkëpunonin me njëri-tjetrin, ku 57-vjeçari i prodhonte, kurse nipi gjende klientët dhe i shiste, duke operuar kryesisht në zonën e Kurbinit.
Akuzes per mashtrim duhet t'i shtohet akuza per evasion fiscal.Nje person edhe kur nxjerr fitim nga nje akt kriminal,prape duhet te paguaj taksen per ate akt.Al Kapone nuk u denua per vrasje apo per shitje pijesh alkoolike,qe ishin gjithesesi te ndaluara ne ate kohe,por per mospagim takse per shitjen e tyre.
Përgjigju
Ilo: 17/07/2020 19:38
I Kane nxjerre sepse fillon Stina e zgjedhjeve tani do bejne bomba dhe do i shesin per bostan apo shalqi.
Përgjigju
Hajde hajde: 17/07/2020 17:10
Sbehet shqiperia se ka njerez injorante nuk e ka fajin vetem politika. Na paska mashtruar njerëzit me ilaç kunder covid por arrestimi na qenka politik.
Përgjigju
Agron: 17/07/2020 15:23
Ti more Agron ( avokati ) , po te vjen keq per kunatin apo per politiken , se me politik se ti ne kete histori nuk eshte askush.Mbroje kunatin , kusht te thote jo , por ....
Përgjigju
Taulant: 17/07/2020 13:47
Po o avokat rq ashtu eshte arrestim politik, se behet fjale per vellain e Lulit e jo vellain e askushit. Eshte arrestuar nje mashtrues
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.1%
Të gabuar
68.5%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3332
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Akuzes per mashtrim duhet t'i shtohet akuza per evasion fiscal.Nje person edhe kur nxjerr fitim nga nje akt kriminal,prape duhet te paguaj taksen per ate akt.Al Kapone nuk u denua per vrasje apo per shitje pijesh alkoolike,qe ishin gjithesesi te ndaluara ne ate kohe,por per mospagim takse per shitjen e tyre.
PërgjigjuI Kane nxjerre sepse fillon Stina e zgjedhjeve tani do bejne bomba dhe do i shesin per bostan apo shalqi.
PërgjigjuSbehet shqiperia se ka njerez injorante nuk e ka fajin vetem politika. Na paska mashtruar njerëzit me ilaç kunder covid por arrestimi na qenka politik.
PërgjigjuTi more Agron ( avokati ) , po te vjen keq per kunatin apo per politiken , se me politik se ti ne kete histori nuk eshte askush.Mbroje kunatin , kusht te thote jo , por ....
PërgjigjuPo o avokat rq ashtu eshte arrestim politik, se behet fjale per vellain e Lulit e jo vellain e askushit. Eshte arrestuar nje mashtrues
Përgjigju