TIRANE- Një 23-vjeçar ka mashtruar 3 vajza të reja, duke i gënjyer ato se do i punësonte si figurante në videoklipe të ndryshme që ai 􀂿 lmonte me këngëtarë vendas. Ky person mësohet të jetë njeriu që shfaqej në mjedise të ndryshme dhe si menaxheri i kompanisë “Ami Event”, në pronësi të Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Tedi Durishti, hiqej si organizator i videoklipeve dhe reklamave dhe nëpërmjet profilit të tij në facebook “Tedi Kudo Fanca”, peshkonte vajzat e reja duke i ftuar ato të punësoheshin si figurante në videoklipe dhe reklama të ndryshme.

Në rrjetën e tij të “peshkimit” kanë rënë tre vajzat, A. Hida, M. Hoxha, L. Duka, të cilat për t’u bërë pjesë e këtyre videoklipeve kanë paguar Tedi Durishtin me një shumë prej 1 milion e 50 mijë lek të vjetra.