Maska, doreza dhe sinjalistikë në çdo hap që hedhin! 7 maturantë te “Qemal Stafa” nuk lejohen në shkollë, kishin temperaturë

Maturantët nën rregulla strikte higjieno-sanitare i janë rikthyer bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës.

Por ajo që ra në sy sot është fakti që 7 maturantë të gjimnazit "Qemal Stafa" nuk janë lejuar të futen në shkollë, pasi nga kontrolli mjekësor rezultoi se e kishin temperaturën mbi 37.5.

Me rregullat e reja, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit.

Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancomi social mes maturantëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Nis mësimi për maturantët në masa të rrepta sigurie në Lezhë, nxënësit të pajisur me maska dhe doreza

Nën masa të rrepta sigurie maturantet në Lezhë i janë rikthyer këtë të hënë proçesit mësimor. 10 shkollat e mesme të kësaj bashkie janë përshtatur konform rregullave për mbrojtjen nga koronavisuri, ndërsa parë se të hynë në klasë nxënësit janë pajisur me maska e doreza si dhe ju është matur temperatura.

Shkollat që kanë nisur proçesin mësimor do të jenë nën monitorimin e vazhdueshëm të bluzave të bardha, për zbatueshmërinë e rregullave me qëllim që mos të bëhen burim i përhapjes së koronavirusit.

Ora 11:26
Kishin temperaturë, 7 maturantë të gjimnazit “Qemal Stafa” nuk lejohet të hyjnë në shkollë (VIDEO)

Në gjimnazin “Qemal Stafa” maturantët i janë rikthyer bankave të shkollës, por me rregulla strikte. Ajo që ra në sy sot është fakti që 7 prej tyre nuk janë lejuar të futen në shkollë, pasi nga kontrolli mjekësor rezultoi se e kishin temperaturën mbi 37.5.

“E kisha temperaturën 37.5. Më thanë që të kontaktoj me mjekun e familjes”, tha një prej maturantëve.

Ata thonë se ndihen pak të stresuar, por për ta është mirë që u rikthyen në shkollë.

“Pak me stres, por është mirë që u kthyen në shkollë. Do të përmirësohemi akoma më mirë”, tha një studente.

Në këtë shkollë janë 352 maturantët, të cilët janë ndarë në 25 klasa me nga 12 ose 13 nxënës.

Ora 10:30
379 maturantë të Gjirokastrës të 'armatosur' me maska e doreza nisin mësimin (VIDEO)

Edhe shkollat në Gjirokastër janë bërë gati për të pritur maturantët me sinjalistikë, termometrin dhe dezinfektuesit në çdo bankë. 379 maturantë në Bashkitë Gjirokastër, Dropull, Libohovë, kanë nisur mësimin në orën 08:00 për t'u përgatitur dhe konsultuar për provimet e maturës.

Ora 10:10
Nis mësimi në Kukës, dikush me stres e kush me e emocion! Maturantët: Kemi maska e doreza (VIDEO)

Me maska e doreza, më shumë se 650 maturantë në 10 shkollat e mesme të Bashkisë Kukës u rikthyen pas më shumë se 2 muajsh ndërprerje për të përmbyllur sezonin dhe maturën shtetërore.  Dikush me stres për provimet që po afrojnë dhe dikush me emocion si të ishte dita e parë e shkollës, maturantët për 3 javë do të përgatiten dhe konsultohen për provimet e maturës. Nga institucionet arsimore por edhe ato të pushtetit vendor,  janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit sanitar të miratuar për këtë qellim duke respektuar distancimin social, qoftë në ambientet e jashtme por edhe të brendshme në shkolla. Gjithashtu të gjithë maturantëve u matet temperatura në hyrje të shkollës.

"Kalojmë sot nga mësimi online tek përsëritjet dhe konsultimet për përgatitjen e maturës shtetërore. Do të bëni 4 orë 45 minutëshe, kështu siç hymë duke respektuar distancën sociale ashtu edhe do të dalim. Në derën kemi listën emërore të klasë dhe një numër që i bashkangjitet emrit tuaj dhe bankës në të cilën do të uleni. Në çdo bankë keni një dezinfektues që do e përdorni gjatë kohës që është në shkollë. Bahskë ia dalim gjithmonë, mësim të mbarë", tha drejtoresha e një gjimnazi në Kukës.

"Më duket sikur është dita e parë e shkollës, jam e emocionuar. Në duhet një mësim i tillë për provimet e maturës. Do përshtatemi me maskat e dorezat që janë të detyrueshme", tha një maturante.

"Jam pa e stresuar pasi kam 3 muaj në shtëpi dhe provimet janë afër. Tani për momentin më kanë kapur shumë ndjenja të ndryshme mes tyre dhe stresi. Dorezat dhe maskat i kam, gjithçka do të shkojë mirë", u shpreh një tjetër maturante.

Ora 09:58
Me maska dhe doreza, maturantët në Berat zhvillojnë orë të plota mësimi (VIDEO)

Ndryshe nga disa shkolla të tjera, në Berat orët mësimore për maturantët do të zhvillohen të plota.

Nxënësit janë pajisur me maska dhe doreza, ndërsa drejtuesit e shkollave kanë marrë masa për dezifentkimin e duarve me alkool. Edhe këtu, të gjithë maturantëve do tu matet temperatura, ndërsa do të ruhet edhe distancimi social.

Ora 09:51
Në rresht për një, maturantët rikthehen në shkolla edhe në Shkodër (VIDEO)

Edhe në gjimnazet e Shkodrës maturantët i rikthehen shkollës në masa të rrepta higjineo-sanitare. nxënësit t rreshtuar për një në pazë të pullave të vendosura në oborrin e shkollës, të pajisur me maska në mënyrë të detyrueshme futen nga një brenda ambienteve. Në hyrje u matet edhe temperatura, ndërsa brenda ambienteve janë përcaktuar përmes shigjetave se si duhet të ecin në mënyrë që të mos përballen me fytyrë me njëri-tjetrin.

Ora 09:44
Maturantëve në Lushnje u jepen maska dhe doreza falas: Nuk ka më virus! (VIDEO)

Në qytetin e Lushnjes kanë hapur dyert 18 shkolla për të pritur maturantët, të cilët rikthehen pas 3 muajsh ndërprerje të procesit mësimor.

Edhe në këto shkolla maturantët do ti nënshtrohen rregullave strikt për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në hyrje të çdo shkolle janë vendosur vende për dezifenktimin e këpucëve dhe dy infermiere që kontrollojnë shëndetin e maturanteve. Gjithashtu per maturantet që nuk kishin maska dhe doreza u jepeshin falas  nga shkolla. Nëpër klasa respektohet protokolli dhe largësitë e përcaktuara nga 7 deri ne 10 maturante në çdo klasë.

Nxënësit thonë se janë marrë masat e duhura, ndërsa disa prej tyre mendojnë se tani virusi ka ikur.

"Nuk mendoj se ka virus më"

"Frika është, por do ta kalojmë"

"Na janë krijuar kushtet dhe besoj se do t'ia dalim"

Ora 09:32
Nga një nxënës në çdo bankë, maturantët në Fier i rikthehen shkollave, i matet edhe temperatura (VIDEO)

 Në qytetin e Fierit janë rreth 1412 maturantë që do të rifillojnë mësimin për ta vazhduar deri në 5 qershor.

Mësohet se në shkollat e mëdhaja ku do të ketë mbi 150 nxënës hyrja do të bëhet me fasha të caktuara, për të ruajtur distancimin social.

Po ashtu çdo institucion arsimor do të ketë shërbim mjekësor, ku përpara hyrjes në shkollë nxënësve do tu matet temperatura. Gjithashtu ata do t'i nënshtrohen dezinfektimit, ndërsa përdorimi i maskave dhe dorezave do të jetë i detyrueshëm.

Nëpër shkolla janë vendosur sinjalistika orientuese, gjithashtu në çdo bankë do të qëndrojë vetëm një nxënës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë