SHBA- Massachusetts, SHBA ka licensuar 20 punishte barnash të fillojnë të rrisin dhe shesin marijuana për përdorim mjekësor, tha Department i Shëndetit të Premten.

Ky është hapi më i fundit i SHBA që rris aksesin ndaj drogës së jashtëligjshme por që përdoret gjerësisht.

Massachusetts është në mes 20 shteteve në SHBA që ka kaluar ligjin që lejon njerëzit të përdorin marijuana si trajtim mjekësor. Shumica e shteteve, ashtu si Massachusetts, janë akoma duke vendosur rrjetet e shpërndarjes së marijuanës për këtë qëllim.

Rregullatorët shtetërore kanë marrë 100 aplikime për të hapur punishte shëndetësore që të kultivojnë marijuanë, sipas ligjit të 2012-ës dhe janë lejuar dhe është vendosur tu jepet licensë më tepër se 35 prej tyre.

Sipas ligjit të Massachusetts, farmacitë e licensuara janë lejuar të rrisin dhe shesin marijuana por shumica si organizata jofitimprurëse.  Farmacitë e aprovuara janë të lokalizuara në 10 nga 14 kontetë e Massachusetts.

Projekti për Marijuanën (The Marijuana Policy Project), një lobim pro-marijuana me bazë në Colorado, tha se licensimi për kultivimin dhe shitjen e marijuanës në farmacitë e Massachusetts do të parandalojë rritjen e saj në mënyrë personale dhe tregun e zi të blerjes së saj nga ata që e përdorin për qëllime mjekësore.

Redaksia Online
(ble.go/shqiptarja.com)