Masterat, lista me emrat
e studentëve që kanë fitua

Masterat, lista me emrat<br />e studentëve që kanë fitua
Publikohen një pjesë e emrave të sudentëve që kanë fituar të drejtën për të vazhduar studimet master. Fakultetet kanë përzgjedhur studentët e rinj që do të vazhdojnë “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”.

Ndërkohë menjëherë më pas pritet të nisin regjistrimet pranë sekretarive. “Regjistrimet do të zhvillohen nga data 25-28 Tetor, ora 08:00-16:00  pranë sekretarive të departamenteve”, - thuhet në një njoftim të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Sot gazeta publikon emrat e fituesve në të gjitha degën e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Kriteri bazë i përzgjedhjes për shpalljen e fituesve ka qënë: Mesatarja e përgjithshme e ponderuar e studimeve bachelor brenda kuotave të miratuara.

Dokumentat
Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm: a. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS.

b. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin ­Deklaratën e aplikantit.

Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë (për të gjithë kandidatët).

­Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). ­Dy fotografi personale.

Fotokopje e noterizuar e gjuhës së huaj (vetëm për Masterin Shkencor)


  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima