Masteri, kuotat në të gjitha
universitetet, kriteri shtesë
Miratohen kuotat për studimet master në Universitetin e Tiranës. Në këtë universitet do të pranohen 5988 studentë të rinj. 3373 studentë do të pranohen për “Master Shkencor” dhe 2615 do të pranohen në “Master Profesional”.
Miratohen kuotat për studimet master në Universitetin e Tiranës. Në këtë universitet do të pranohen 5988 studentë të rinj. 3373 studentë do të pranohen për “Master Shkencor” dhe 2615 do të pranohen në “Master Profesional”.
Në “Master Shkencor”, numrin më të lartë të kuotave të pranimit e kanë degët e drejtësisë me nga 170 studentë, ndërkohë që në “Master Profesional”, më shumë studentë do pranohen në degën e Financës, 240.
Universiteti i Tiranës
Kriteri bazë për përzgjedhjen e fituesve në master do të jetë mesatarja. Komisionet e çdo fakulteti do të përzgjedhin studentët fitues, ata që kanë mesataren më të lartë.
Gjithashtu çdo studentë duhet të ketë të mbrojtur edhe një nga 5 gjuhët e huaja. “Universitetet kanë publikuar edhe kriteret se si do të përzgjidhen fituesit, ku kriter kryesor është mesatarja.
Për te vijuar studimet në master kanë të drejtë të aplikojnë studentët që kanë përfunduar studimet bachelor dhe janë pajisur me diplomën përkatëse si dhe janë diplomuar jashtë vendit në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit.
Për kandidatët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të dytë master i shkencave, përveç kritereve të përcaktuara më sipër, kandidatët duhet të kenë njohje të një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit të Senatit Akademik të UT nr.18, datë 13.07.2016.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet sipas rendit zbritës të notës mesatare të ponderuar. Ne lidhje me dokumentacionin, kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e tyre pranë sekretarive të fakulteteve për degën e studimit për të cilën garojnë”,- thotë Universiteti i Tiranës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26