Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat në bashkinë e Matit, duke miratuar buxhetin për vitin 2017.
Kundër projektbuxhetit kanë votuar këshilltarët e Partisë Socialiste. Bashkëpunimi lokal PD-LSI vjen në një moment kritik për situatën politike, pasi opozita ka nisur një protestë prej tre ditësh para Kryeministrisë, duke kërkuar qeveri teknike.
Pas debateve mes këshilltarëve, me 12 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, PD dhe LSI miratuan pikën më të rëndësishme të rendit të ditës, duke e bërë më në fund Bashkinë e Matit me buxhet të ri.
Kryetari i Bashkisë, Nezir Rizvani, prezantoi projektet e buxhetit ku përfshihen investime në infrastrukturën rrugore, ujësjellës dhe kanalizime.
Në përfundim, vetëm PS votoi kundër buxhetit, ndërsa PD dhe LSI treguan sërish se në nivel vendor janë të aftë të bashkëpunojnë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com