MAT- Një 60- vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në qytetin e Matit. Viktima është identifikuar si Hajredin Lleshi.
Mësohet se disa persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një automjet 60- vjeçarin në derën e shtëpisë. Duke përfituar nga errësira, ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas hetimeve të para dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi Lleshi ka pasur konflikte me disa persona nga Thumana. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 vite më parë i kanë vrarë dhe vëllanë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes e ndërsa bëhet e ditur se nuk ka ende asnjë person të arrestuar.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehet zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.
"Alo policia? Më kanë vrarë babain"
Ka qenë djali i viktimës ai ka që ka njoftuar policinë pasi ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët kanë thirrur viktimën që të dalë nga shtëpia, por jo me emrin e tij.
Viktima ka dalë nga jashtë për të parë se kush ishte në derën e shtëpisë, ku pas një komunikimi të shkurtër me autorët ai është qëlluar për vdekje rreth 4 herë me automatik. Bëhet e ditur se autorët janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të Rrëshenit.
/Shqiptarja.com

VIDEO