MAT - Disa hektarë me pyje janë përfshirë nga flakët në komunë e Suçit në Mat. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, janë 6 hektarë pyje që janë në flakë, ndërsa zjarri po favorizohet dhe nga era.

Banorët e zonës dhe administrata e komunës janë përpjekur për të shuar flakët por nuk kanë mundur.

Në vendngjarje ka mburritur edhe një zjarrfikëse por është ende e pamundur për shuarja e zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit por mendohet të jetë aksidental pasi ndonjë çoban mund të ketë ndezur për tu ngrohur.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)