TIRANE- Rreth 45 mijë maturantë në mbarë vendin testuan njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës. Vetë nxënësit janë shprehur se teza që përmbante 25 pyetje ishte e nivelit mesatar, dhe brenda pritshmërive të tyre. Por pavarësisht paralajmërimit një ditë më parë të zv/ministres së Arsimit Nora Malaj, për penalizimet për ata maturantë që do të kopjonin me telefon, nuk kanë munguar këto raste. Burime nga Ministria e Arsimit i kanë konfirmuar “A1 Report” se 5 maturantë në të gjithë vendin janë kapur duke kopjuar me telefon, gjë që i ka përjashtuar ata nga provimi.
Ndërsa për lëndët me zgjedhje, maturantë do të testohen më 18 qershor.
Ndërkaq, pasditen e sotme, Ministria e Arsimit ka publikuar edhe çelësin e përgjigjeve për Provimin e Matematikës. "A1 reprot" publikon të plota përgjigjet e provimit të Matematikes sipas varianteve.
/Shqiptarja.com

Gjimnazi

Malaj: Kush kapet me celular, përjashtohet