TIRANE - Kryeministri Rama dhe përfaqësuesja e Deuche telekom kanë dalë sot në një konferncë për shtyp për të prezantuar projektin e ri të matësave elektronikë të energjisë elektrike. Rama tha se është gati infrastruktura për të nisur zbatimin e projektit pilot në zonat e përzgjedhura.

Rreth 10 mijë matësa elektronik do të vendosen në zonat e përcaktuara dhe kjo do të jetë një  mundësi që të matet potenciali i energjisë së shpenzuar dhe energjisë së humbur. Falë matësave të rinj sipas Ramës do të bëhet modernizimi i domosdoshëm që qytetarët meritojnë duke ua faturuar energjinë në mënyrë korrekt ku çdo qytetarë do të paguajë aq sa harxhon dhe nuk do të ekzistojnë më mbifaturimet.

Ndërkohë përfaqësuesja e Deutche Telekon tha se me anë të këtij projekti lidhja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë do të jetë më e fortë.

Për ne vendosja e rreth 10 mijë matësave inteligjent në disa zona që janë përcaktuar me karakteristika të ndryshme nga autostradat derisa tek zonat e vjetra urbane është 1 mundësi për të parë potencialin dhe mundësitë tona që të hyjmë në një proces që nëse do ta shohim të arsyeshme do të shpallim hapjen e një thirrjeje. Për ne falë matësave mund të bëhet modernizimi i domosdoshëm që qytetarët meritojnë duke e faturuar atë në mënyrë korrekte dhe për të racionalizuar konsumin e energjisë në vend.  Jemi të privilegjuar që një nga kompanite e një vendi mik e partner si Gjermania që e shohim me admirim na është bashkëngjitur në këtë përpjekje.”-tha Rama. 

Përfaqësuesja e kompanisë gjermane tha se ky projekt pilot mund ta pozicionojë Shqipërinë si një aktor udhëheqës për këto eksperienca dhe zgjidhje.

Jam e kënaqur që teknologjia dhe ekspertiza gjermane do të mund të hapin rrugën drejt të ardhmes dixhitale Shqipërisë. Matësat inteligjentë diskutohen dhe zbatohen ne vendet europiane.Ky projekt pilot mund ta pozicionojë Shqipërinë si një aktor vërtet udhëheqës për këto eksperienca dhe zgjidhje”, tha përfaqësuesja e “Deutsche Telekom”

Projekti pilot do të identifikojë efektshmërinë e matësave në disa zona që do përcaktohen nga OSHEE-ja.
Aparati smart do të vendoset në banesa dhe biznese. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)