Bashkia e Tiranës dhe programi i GIZ-së "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor" organizuan sot, datë 27 nëntër 2013, në ambjentet e qëndrës TEN  hapjen  e 'Fushatës për monitorimin e cilësisë së ajrit në Tiranë'.

Aktiviteti u hap nga nën kryetari i bashkisë së Tiranës Z. Eno Bozdo i cili theksoi rëndësinë që ka për institucionin që ai drejton kujdesi për qytetarin në përgjithësi, dhe cilësinë e ajrit në veçanti. Ai theksoi se angazhimi i bashkisë për përmirësimin e cilësisë së ajrit do të mbetet në nivele të larta dhe se ky angazhim duket qartazi nga projektet që bashkia ka nismuar për rritjen e hapsirave të gjelbra në qytet dhe ofrimin e mjeteve alternative të transportit publik.
Më pas aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjernimanisë në Tiranë, Z. Hellmut Hoffmann i cili në fjalën e tij përshëndeti këtë nismë. Ai theksoi që cilësia e ajrit është një çështje e rëndësishme e cila afekton të gjithë qytetarët duke qënë që thithi të njëjtin ajër. Është shumë mirë që mund të informojmë qytetarët për cilësinë e ajrit në kohë reale, por është akoma më mirë që i ofrojmë këtyre qytetarëvekëshilla me hapa konkretë për tu ndërrmarë nga ata.  Ai falenderoi bashkinë dhe projektin e GIZ-së për "Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor" si dhe siguroi audiencën se qeveria Gjermane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në nisma të tilla.
 
Më pas një prezantim teknik dhe shumë interesant u mbajt nga ana e specialistit për cilësinë e ajrit, Z. Agron Deliu nga Instituti i Shëndetit Publik. Ai prezantoi rrjetin e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit në Tiranë, indeksin e cilësisë së ajrit sipas standarteve evropiane dhe hapat modestë të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë drejtim.
Sipas të dhënave historike për 3 vitet e fundit, duke ju referuar stacionit të monitorimit të qendrës së Tiranës, elementët ndotës të ajrit ( PM10, PM2, Nox dhe O3) janë përmirësuar ndjeshëm. Megjithatë mbetet ende shumë punë për tu bërë theksoi z Deliu në mbylljen e fjalës së tij.
 
Aktiviteti u mbyll me thirrjen për qytetarët e Tiranës që të vizitojnë faqen e internetit: http://www.tirana.gov.al/sq/ për më shumë informacion rreth cilësisë së ajrit në Tiranë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)