'Matrapazi i kufijve', Paloka sulmon Ramën për kufirin detar me Greqinë: Fshihet pas përbetimeve

'Matrapazi i kufijve', Paloka sulmon Ramën për kufirin detar me Greqinë: Fshihet pas përbetimeve

'Matrapaz të kufijve' e ka cilësuar Edi Paloka kryeministrin Rama lidhur me zhvillimet e fundit ku Greqia kërkon të zgjerojë hapsirën detare me 12 milje. Ish-deputeti dhe aktualisht nënkryetari i PD-së thotë se kryeministri po fshihet pas përbetimeve dhe sa herë ndihet në vështirësi sulmon opozitën dhe mediat.

"Edi Rama duhet te bej transparence dhe te mos fshihet pas perbetimeve per koke te babit. Shqiptaret e dine qe ai eshte genjeshtar dhe nuk thote kurre te verteten.

Sa here kapet me presh ne duar ai nis sulmet ndaj opozites dhe medias. Po i sjell ne vemendje ekspertin e tij Myslym Pashain i cili dje deklaroi: “Harta e paraqitur ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktatin e saj. Kjo është shumë e rëndë.”

Pse ky genjeshtar nuk e degjon me Myslym Pashain? Pse po e shkel vendimin e gjykates kushtetuese te vitit 2010?

Sot qe ska as gjykate kushtetuese, drejtesia dhe cdo pushtet tjeter eshte ne doren e ketij njeriu i cili tani po shet kufijte e vendit. Pasi u fut ne pazar per ndryshimin e kufijve te Kosoves, tani nuk ben asnje transparence per kufirin detar te Shqiperise.

Ekspertet e fushes e kane thene qarte: Sipas ligjit nderkombetar, per shkak te pozicionit gjeografik te dy vendeve “ ku perfshihen brigje perballe” delimitimi i detit ka specifika te vecanta, ndaj deklarimi i njeanshem i njeres pale per zgjerimin me 12 milje nuk mund te aplikohet pa dakordesine e pales tjeter.  Shqiptaret kane te drejte te dijne, pse po jep dakordesine Edi Rama pa bere transparence si dhe sa e prek kjo hapesiren detare shqiptare apo te drejtat e Shqiperise?

A ka rene parimisht dakort ky matrapaz i kufijve te Kosoves per zgjerimin e hapsires detare te Greqise ne zonen qe sot i takon Shqiperise?

Pse ky matrapaz nuk i pergjigjet diplomatit Shaban Murati qe pyet: “Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.

Matrapazi i kufijve shqiptare nga nje ane thote nuk ka marreveshje, nga ana tjeter mirepret zgjerimin me 12 milje te Greqise pa asnje transperence. Po nese zgjerimi me 12 milje prek hapesiren qe i takon Shqiperise?

Te njejten gje beri me planin serb per ndarjen e Kosoves. Karl Bild deklaroi publikisht se Edi Rama ishte pjese e planit per copetimin e Kosoves, kur matrapazi i kufijve genjente e thoshte se nuk di gje.

Te gjithe e mbajne mend kur fluturonin avionet me droge,  genjeshtari deklaronte qe ishin mushkonja, dhe qe fajin e ka Opozita qe denoncon.

Te gjithe e mbajne mend kur u kanabizua Shqiperia, Edvin genjeshtari thoshte fajin e ka Opozita qe flet.

Te gjithe e mbajne mend  kur u mbush parlamenti, qeveria dhe bashkite me kriminele, Edvin genjeshtari thoshte se fajin e ka opozita qe denoncon.

Te gjithe e mbajne mend kur krimi blinte, shantazhonte e mbushte kutit per llogari te Edvinit ne zgjedhje, ai prap thoshte faji eshte i opozites.

Te gjithe e pane se si Edvini jua dha parate e shqiptareve nje grushti oligarkesh dhe i braktisi njerezit edhe gjate pandemise dhe krizes, ndersa perpiqej te fajesonte si gjithmone opoziten.

Edi Rama e ka treguar ne keto 7 vite se per karriken e tij eshte gati te beje gjithcka, kunder interesit kombetar dhe kunder interesave te shqiptareve. Ky genjeshtar dhe tregtar kufijsh duhet ndalur sa nuk eshte teper vone,"-shkruan Paloka.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiridhula: 30/08/2020 15:04

    Thot mir ai gjatoshi...jo vetem te vesh duart ne kok ..po ti futesh ndonje llops ne goj ti vej mu ne gryk se mbase i iken ththththth...jan komplet pa cip pa turp ...ky tipi i ben te gjith per nje cik magazin... ptuuuu tradhetar te pa skrupull yttttt copa mu*i do mbeteni ne histori si mallkimi me i madh i shqiperise....

    Përgjigju
  • Kush me thote?: 30/08/2020 13:52

    A ka me burre koq-*** se Edi Paloqe?

    Përgjigju
    • O tej: 30/08/2020 19:14

      Eshte lo*** e komplet

  • Lalka i Radanecit: 30/08/2020 13:20

    Loqke pe tamami ky Edi Paloqke

    Përgjigju
  • Loqe Paloqe: 30/08/2020 13:04

    Thum thum thum thum drejt e ke ..... thum thum mire loqe paloqe

    Përgjigju
  • KËLLIRA PA LOQE: 30/08/2020 12:06

    O EDI PALIQE O THU THU THU PO HIK MOR KASTRAVECI HIDHUR SE JENI BO SI TELLALLI PA BREK NË BYTH O PALOQE THUPA THUPA TADIN E KAM SIGURU PALOQE TRU PA RU.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 30/08/2020 11:22

    O shoku po' mir qe kerkoni llogari dhe jepni keshillat per problemi e detit me greqine "PO PER ATE KODOSH KONTRATE QE FIRMOSI DHE JA FALEN AI SHEFI DHE MATUFI PLAK NUK KEMI NIGJU TE FLISNI TA SHANI APO TA LAVDRONI.O paloqe me vjen keq per ju se si jeni katandis por njerezit keto zullumet qe ju keni bo NUK I HARROJNE DHE NUK KAN PER TI HARRU ASNJI HERE SE EDHE SOT E KSAJ DITE JU VAZHDONI TI BONI EDHE SE NUK JENI NE PUSHTET POR RRONJET JAN GJIN GJONET VAZHDOJ SEPSE JU I KENI FUT GJITH ANEJ POR MOS U MERZITNI SE AVASH AVASH DO TE JU LEJNE EDHE GJINERIT E FUNDIT.

    Përgjigju
  • LORA: 30/08/2020 11:20

    Matrapazi i nahijes shqup-se te matrapazeve me fatet e Shqiperise dhe shqiptarve,pas 1990-es, po rren vedin se mund te mashtroje shqiptaret. Ik o pa-loqe,,,ik e meso mire se shqiptaret nuk ia kane ngene diarrese mendore te nahijes tende antishqiptare,me firme e vule. Nuk keni mundur t'i mashtroni njerzit edhe ne ditet me te errta,te grabitjes shteterore dhe gangstere te vullnetit te tyre sovran.Jeni bere levere te vetdjegun,,,,,pafundesisht te konsumuar dhe te paturpshem ne infinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv