TIRANË - Gazetari Ferdinand Dervishi ishte sot në ‘Studio Live’ teksa foli mbi zbulimin e aplikacionit Matrix që përdorej nga krimi për komunikim. Ai theksoi për Arbër Hitajn rëndësinë e përgjimeve për sistemin e drejtësisë, duke përmendur se ky sistem ka sjellë informacione më të shumta se metodat tradicionale.
'Për sistemin e drejtësisë, përgjimet kanë qenë të rëndësishme sepse aty merret informacione më tepër se në rrugë operative. Krimi e kuptoi se duhet të ruhet, modernizimi prodhoi këto platforma me qëllim përfitimi. Nga telefoni e shisnin disa herë më shumë se kosto reale. Ishte një mënyrë përfitimi për dy palët. Për ata që e ofronin dhe krimin, që bisedonte i qetë. Mbaronin punë, merreshin vesh dhe besonin se nuk do thyheshin kurrë. Dy mënyra drejtësia bën dasëm, e para të thyejë një nga anëtarët e bandës dhe i tregon të gjitha, e dyta ky lloj përgjimi. Thyerja e Sky ka bërë dosjet më të bukura.'
Më tej shtoi se SPAK me zbulimin e këtij aplikacionit do i jap krimit goditje shumë të fortë.
'SPAK ka bërë punë por veçojmë punën me krimin e organizuar. Ti kushtohet rëndësi dhe kësaj platforme. Koha e përdorimit të Matrix është 2001-2004. Sky Encro u thyen në 2021, dhe u fut në lojë platformë. Ka pasur dhe të tjera, një tjetër është thyer në Gjermani. Duke mbuluar këtë periudhë që nuk kishim informacion. Kemi shpresë për informacione të kësaj periudhe bosh. Nëse do kemi dhe SPAK me këtë fuqi, për mendimin tim krimi do marrë goditje të fortë. Madje përfundimtare.'
Pritet që komunikimet e zbuluara nga autoritetet e huaja ti jepen SPAK.
'3 muajt e fundit ka pasur arrestime në flagrancë. Ideja që sa na shërben ne? Ne nuk dimë a do ti vijnë SPAK siç i erdhën të parat. Gjeta vetëm një frazë, që është pak me dy kuptime. Për 3 muaj monitoruan mesazhe të kriminelëve që do përdoren për hetime të tjera. Nuk dimë për 3 mujorin e fundit, apo për 3.5 vitet e fundit. Këtë nuk e dimë.'
Bandat kriminale kanë tepër fuqi, e po nuk u goditë mund të kemi një rast si ai i Falcones në Shqipëri.
'Në goditjen ndaj Ervis Martinaj është vënë re grupim i madh i disa bandave. Të themi 100 vetë. Vetëm në vrasjen e Brilant Martinaj kanë qenë 16 veta nga grupi i Niklës. Angazhimi në një të vetën i këtyre bandave, çfarë pikëpyetjeve mund të vëmë ne?! A mund të bëjnë këta një atentat si Falkones në Itali? E kanë të gjithë fuqinë. Për këtë duhet ti biem çangave të alarmit. Nëse krimi kryhet mbi shtetin, atëherë shteti ka mbaruar. Por SPAK nuk intimidohet nga kjo pjesë. Godet dhe më të fortin.'