Mattarella - Trump, përplasje për tarifat: Hakmarrja amerikane e papranueshme, Presidenti amerikan: Italia, më shumë para për NATO-n

Mattarella - Trump, përplasje për tarifat: Hakmarrja amerikane e papranueshme, Presidenti amerikan: Italia, më shumë para për NATO-n

Bisedë e tensionuar për tarifat midis Presidentit Italian Mattarella dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë takimit në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Pasi Trump i përsëriti presidentit italian arsyet për tarifat e shtuara ndaj mallrave evropiane, të imponuara pas vendimit të Organizatës Botërore të tregëtisë, presidenti Mattarella ndërpru fjalimin prej gjysmë ore të presidentit amerikan dhe tha se 'kemi nevojë për bashkëpunim në frymën transatlantike, që shmang shkëmbimin e masave hakmarrëse ndaj njëri tjetrit, teksa 'brenda disa muajsh, do të diskutohe financimet amerikane për Boeing'. Mattarella bëri thirrje për gjetjen e një pike takimi në interes të të gjithëve.

Por presidenti Trump nuk duket se ishte i të njëjtit mendim. Në fakt, ai u përgjigj me vendosmëri ndërsa tha se Europa ishte treguar e padrejtë ndaj SHBA lidhur me subvencionet e paligjshme të kompanisë prodhuese europiane të avionëve ‘Airbus’ dhe se tarifat e shtuara nuk janë hakmarrje. "Tani jemi baraz", - tha Trump duke i shkelur syrin një gazetari amerikan dhe duke shtuar më pas se "Ne amerikanët nuk mund ta humbim luftën e tarifave, edhe pse çekuilibrohet tregu".

Presidenti amerikan në konferencën për shtyp u shpreh i pakënaqur edhe me kontributet e Italisë në NATO: "Italia - th ai - paguan vetëm 1% në vend të 2% kontribute. Shpresoj se do të rritni shpenzimet ushtarake" por dhe ushpreh i kënaqur teksa tha se Italia ka blerë 90 avionë. Trump i zbuti më pas tonet dhe tha se SHBA nuk duan të kenë marrëdhënie të tensionuara me Italinë dhe se ai do ti shqyrtojë ankesat për tarifat ndaj mallrave 'Made in Italy'.

Presidenti Mattarella u përgjigj duke thënë se "Italia synon të mbrojë rendin ndërkombëtar bazuar në rregulla të caktuara, me OKB në qendër, dhe një sistem komercial të lirë dhe të hapur bazuar në parimet e OBT". "NATO, - tha presidenti italian, -  përfaqëson një bashkësi vlerash. Ne kontribuojmë intensivisht dhe efektivisht në operacionet e NATO-s duke mbështetur angazhimet e Aleancës dhe Italia është kontribuesi i pestë i NATO-s dhe i dyti për sa i përket forcave dhe ushtarëve".

Dallimet mes dy presidentëve ndërkaq kishin mbërritur deri në Romë. Kryeministri italian Giuseppe Conte, tha se "Edhe unë besoj se ekziston një hendek i thellë mendimesh midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne nuk i duam tarifat, të tjerët duan të na i vendosin".

Ndërkohë, në Washington, Trumpin e shpojnë ende 'gjëmbat' e ‘Russiagate’ dhe reagimi ndaj presidetit Mattarella, mund të ketë lidhje dhe me këtë dosje. "U përpoqën të fshehin atë që është bërë në disa vende dhe një nga këto mund të jetë Italia", - tha Trump ndërsa shtoi se

ai nuk e di përmbajtjen e kundër-hetimit që avokati i përgjithshëm William Barr po kryen për ‘Russigate’ dhe ato çfarë ai ka biseduar së fundmi në Romë. Sidoqoftë, shtoi ai, unë e di se ka pasur korrupsion, i cili mund të shkojë deri te Presidenti Obama. 

Hipoteza e hetimit të kryer nga Barr, sipas disa rindërtimeve të fundit të fakteve, është se në vitin 2016 fushata elektorale e Trump u infiltrua nga agjentët e ish administratës Obama, me ndihmën e qeverive aleate europiane, për të prodhuar skandalin e ‘Russiagate’, me të cilin mund të goditej figura e Donald Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë