Matteo Salvini: Nga Evropa asnjë ndihmë! Moderatorja e njohur italiane: Rama tha 'ne jemi të varfër, por jo pa memorje'! Faleminderit Shqipëri (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka folur në një nga emisionet më të ndjekur italiane për ndihmën që Shqipëria i dha shtetit mik me 30 mjekë e infermierë për të luftuar COVID-19.

Kreu i LEGA-s hoqi paralele me vendet e mëdha evropiane, duke përmendur me emra edhe Gjermaninë, Holandën e Brukselin që nuk kanë dhënë asgjë për Italinë, ndërkohë që Shqipëria e vogël ndihmoi me 10 mjekë dhe 20 infermierë.

Në emisionin "Non e la D'Urso", moderatorja Barbara D'Urso u bashkua me këtë linjë qëndrimi, duke cituar fjalët e kryeministrit Edi Rama, se "ne jemi të varfër, por nuk harrojmë që Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë".

Matteo Salvini: Telefonova personalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta falënderuar si italian, atë dhe popullin shqiptar që dërguan 30 mjekë. Nga Europa nuk arrin asgjë, nga Gjermania, Holanda, Brukseli nuk vjen asgjë, nga Shqipëria e afërt vijnë 30 mjekë, dhe unë e falënderoj me zemër.

Barbara D'Urso: Bashkohem me këtë.

Kryeministri shqiptar tha: "Ne jemi të varfër, por nuk e kemi memorien e shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne me sa kemi mundësi tani do të ndihmojmë Italinë."

Mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua ta falënderoj Shqipërinë që është një popull i mrekullueshëm që unë njoh. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër. Megjithatë në Evropë ka shumë që e kanë memorien e shkurtër. Ndoshta Evropa nuk e ka kuptuar ende që këtu njerëzit vdesin. Njerëzit janë në shtëpi pa para. Njerëzit vdesin nga uria.

Më herët, Salvini është shprehur në rrjetet sociale se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia do ta harrojmë.

"Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë" tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Salvini deri pak muaj më parë ishte pjesë e qeverisë italiane, por më pas kaloi në opozitë. Salvini, kryetar i një partie anti-emigracion si Lega është një politikan kontravers, ku më parë nuk kanë munguar shprehet e urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Gjesti human i dërgimit të mjekëve i ndryshon mendimin për shqiptarët edhe Matteo Salvinit! Çfarë thoshte 5 vite më parë për Shqipërinë

Gjesti human i Shqipërisë për të ndihmuar me mjekë Italinë, atëherë kur ka më së shumti nevojë, ka bërë të ndryshojë mendim edhe kreun e partisë Lega Nord, Matteo Salvini, i njohur si një politikan kontravest ku nuk ka munguar gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Vite më parë ai komentonte me ironi Shqipërinë, si një vend kandidat për Bashkimin Europian... sot falenderon pikërisht këtë shtet i cili ende nuk është pjesë e këtij Unioni, por u është gjendur pranë, duke i demonstruar se e ka pasur shumë gabim.  

Postimi i Matteo Salvinit
G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 30/03/2020 21:06

    Nderin beje dhe hidhe pas kraheve thote populli..

    Përgjigju
  • Ardi Deda: 30/03/2020 18:53

    Bledi pajtohem me mendimin tane,shume i sakte per shpenzimet ushtarake pa lidhje ne kohe paqe,kisha per ti shtu edhe shpenzimet e futbollit nga Europa qe kalojne shuma marramendese,kur mund te pergjysmohen dhe keto shuma nga te ushtrise dhe futbollit te shkojne per shtresat e varfera dhe per strehimin.

    Përgjigju
  • Montana: 30/03/2020 15:49

    Po te kisha then more salvin mos u nxito mos fol keq per shqiptaret se nuk jan shqiptaret qe ti flisje keq cfar nuk thoshe kur ishe ministri brendeshem.po shqiptaret nuk meren me llafet e tua se humanizimin e kan ne shpirt.heres tjeter mendohu dhe pastaj shprehu mister salvini

    Përgjigju
  • Bledi: 30/03/2020 12:11

    Bota duhet ta kishte menduar me kohe qe nje skenar pandemie do te ndodhte heret a vone por ata nuk mendojne per mjekesine por per ushtrine.Mendojne se duke pasur nje ushtri te forte jan te pathyeshem por nuk ja kane idene qe nje gje qe nuk e shikon me sy i shtrin per toke ter ato trupa ushtarake.Pershembull europa ka krijuar nje koalicion i cili quhet NATO por pse nuk mendojne per nje koalicion mjekesie ku te behet nje permbledhje globale e mjkeve shkencetareve dhe te krijojne spitale te perbashketa dhe ne bashkepunim me shtetet antare te ketij koalicioni por bota e ka mendjen vetem per lufte vetem per vrasje per vjedhje e jo sherim jo paqe. Dhe ja erdhi dita qe tani ato arme ushtarake te mos bejne asgje ne kete lufte

    Përgjigju
  • Shqipetar italise: 30/03/2020 11:32

    Ne i meritojme fjalet e mira Z. Salvini por mos harro se ti ishe ai qe dyfishove kohen per marjen e nenshtetesis.. Cbeje ate qe ke bere

    Përgjigju
  • koz: 30/03/2020 11:18

    Lexoni edhe komentet qe ky fashist ka thene per shqiperine me pare. Eshte shume mire cfare ne po bejme ne menyre simbolike per te ndihmuar nje popull mik qe na eshte gjendur prane - por mos te kuptojme edhe lojen populiste qe ben ky fashist per te marre vota (edhe te shqiptareve ne itali) dhe ta nxjerre Italine nga europa. Komenti i tij qe le te ndrrojme vendet, Italia te dale dhe le te pranojne Shqiperin eshte fyes per cda shqiptar. Italia eshte ne kete gjendje jo per faj te Europes por te politikaneve si puna e Salvinit dhe politikave idiote e populiste qe kane bere ne 70 vite lidhur me fiancat e vendit - perfshire edhe me zhvillimin e mjekesise. Te gjithe vendet qe Salvini dhe D'urso permendin kane po ashtu krize te rende te coronavirusit dhe po perpiqen te bejne ceshte e mundur qe te parandalojne dhe te mos bejne te njetat gabime si italianet. Nuk eshte e vertete qe nuk po ja varin Italise, perkundrazi solidarizimi ne mediat europiane qe une ndjek eshte i jashtezakonshem per popullin italian. Per ndihmen e nje vendi te madh si Italia, pervec simbolikes dhe iniciativave personale, duhej te ishte qeveria Italinae qe te kishte nje plan real ndihmash qe ti kerkonte organizatave europiane dhe nderkombetare. Kjo nuk eshte nje krize e deshires se mire por krize e kaosit dhe miopise se lidereve si puna e lidereve italian, britanik e vecanerisht amerikan per ta trajtuar kete krize ashtu sic eshte "globale" dhe qe kerkon veprime te koordinuara globale. Sjellja e politikanve dhe medias italiane eshte tipike mesdhetare/feminore, ku per cdo problem qe ke perball eshte me e lehte te fajesosh te tjeret.

    Përgjigju
  • lulimiri: 30/03/2020 11:03

    O gazetar idiot. Mesazhi i pare eshte kunder Shqiperise, eshte shkruar ne 2014. Keshtu eshte kur merreni me Salvinin qe ka qene gjithmone antishqiptar.

    Përgjigju
    • sergio: 30/03/2020 11:27

      lulimiri nuk ika shpetu njeriu kjo qe ka thon salvini mesaduket gazetari se ka kuptu satkazmen e deklarates ne 2014 por gjerat kan ndryshuar ne strategjine e leges

  • EDI RAMA BRILANT: 30/03/2020 09:54

    Edi Rama BURR I MADH SHTETI i ngre prestigjin Shqipris e lavdëron bota. E e shajn jashqitja e kombit partiabkrim8nele hajdute parti kurvash pd. Po mender ti han topin Edit BURRIT TË MADH.

    Përgjigju
    • Emiljan: 30/03/2020 18:19

      Du ti them vetem 2 fjal sig salvini!!!qe shoku i mir te gjendet ne koh te veshtira!! nuk jemi aq negativ sa kishit menduar?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali