Portali U-albania ka bërë publik urdhërin mbi datat dhe procedurat që ndiqen për aplikimin për të ndjekur studimet në universitet për vitin akademik 2022-2023, për të gjithë maturantët e sapodiplomuar. Siç e përcakton Matura Shtetërore, maturantët kanë të drejtë të aplikojnë për 10 preferencat e tyre përmes 3 raundeve të njëpasnjëshme.
Raundi i parë i aplikimit për maturantët apo kanditatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit nis nga data 29 Korrik dhe përfundon në 3 Gusht. Raundi i dytë i aplikimit nis në datat 22 dhe zgjat deri në 24 Shtator, ndërsa raundi i tretë fillon nga datat 19 tetor -21 tetor 2022.
Përpara aplikimit në zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, maturantët apo kandidatët kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit prej 2000 lekësh në zyrat e postës shqiptare apo bankat e nivelit të dytë nëpërmjet faturës për arkëtim të cilin e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa e përcaktuar nga data 5-28 Korrik, ndërsa mandati dorëzohet në sekretaritë e shkollave që japin konfirmimin për pagesën e kryer para datës 28 e më tej vijon procedura.
Nëpërmjet formularit online të aplikimit mbi bazën e notës mesatare sipas VKM-së përkatëse, si dhe kritereve të vendosura nga universitet, maturanti zgjedh deri në 10 programe studimi sipas preferencave të tij. Pas kryerjes së regjistrimit në degë përkatëse çdo maturant ka të drejtën e çregjistrimit për 2 ditë rresht në fund të çdo raundi nga një program studimi që ai ka zgjedhur më parë për t’u regjistruar kështu në një tjetër program studimi.