Matura e vitit 1998 e gjimnazit "Sami Frashëri" është mbledhur pas shumë vitesh duke festuar së bashku.

Në foton e publikuar nga këngëtarja Julka Gramo në Instagram shfaqen duke festuar pas 22 vitesh ish-samistat e vitit '98.

Në foton e publikuar janë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti .

"Matura 98 në flakë",  ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Foto nga postimi