TIRANE- Matura Shtetërore këtë vit nuk do të ketë Formular A3, ashtu sikurse dhe vitet e tjera. Kjo do të thotë se procesi i pranimeve në universitet do të përfundojë përpara nisjes së vitit të ri akademik, dhe kandidatët që do të pranohen do të jenë ata që vërtet e meritojnë, pasi mbetësit e provimeve të qershorit nuk do të përfshihen më në konkurrim.
Formulari
Gara e pranimeve në universitetet publike të vendit këtë vit do të mbyllet me formularin A2. Ndryshe nga praktikat e ndjekura gjatë maturave të fundit, sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur
që të mos ketë më një raund të tejzgjatur të pranimeve në universitete. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit sqarojnë se këtë vit nuk do të ketë shtesa. “Presupozohet që i gjithë procesi të mbyllet me dy raunde, formulari A1 dhe A2, sepse të gjitha problemet janë mbartur nga maturantët e vjeshtës dhe abuzimet që janë bërë.
Ky sistem me dy raunde mbyllet dhe të gjithë të tjerët bëjnë përzgjedhjet e tyre. Mund të ketë studentë të cilët që në fillim kanë zgjedhur universitetet private, ata vazhdojnë garën dhe lënë vendin. Në raundin e parë bëhet përzgjedhja, në raundin e dytë ulet lista dhe pritshmëria bëhet më e lartë në sasi”, ka theksuar për “Shqiptarja.com” zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj. Sipas saj, ky proces i maturës është vazhdim i praktikave të viteve të kaluara, por me disa ndryshime ku një prej tyre është edhe shtimi i provimit të gjuhës së huaj.
Mbetësit
Një risi tjetër në Maturën 2014 ka të bëjë me faktin se maturantët që do të rezultojnë mbetës në sesionin e parë të provimeve të maturës nuk do të mund ta vazhdojnë këtë vit garën e pranimeve në universitetet publike edhe nëse i marrin provimet në vjeshtë. “Të gjithë maturantët që nuk do ta marrin dot në këtë sezon Maturën Shtetërore, do të kenë sezonin e vjeshtës, por që nuk do t’u japë shansin për këtë vit për të hyrë në provimet e tjera të përzgjedhjes universitare”, sqarojnë specialistët e Komitetit të Maturës.
Në të njëjtat kushte do të gjenden edhe ata maturantë që do të rezultojnë mbetës në provimin e gjuhës së huaj me detyrim. Për rrjedhojë, këta maturantë nuk do të pajisen me diplomën e maturës, sepse në atë lëndë quhen mbetës. Sipas udhëzimeve të dala deri më tani rezulton se provimi i gjuhës së huaj do të jetë në datën 16 maj dhe ai do të përmbajë 25 pyetje në lidhje me leximin, gramatikën dhe shkrimin e gjuhës së huaj që maturanti do të japë. Sa i përket provimeve të tjera me detyrim, testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative që vlerësohen me një pikë secila dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Shkrimi u publikua sot (15.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com