Matura, Malaj: Të hënën nis
korrigjimi i testeve për gjuhën e huaj

TIRANE- Këtë të hënë do të nisë edhe korrigjimi i provimeve të gjuhës së huaj, provim i cili u realizua dy ditë më parë dhe që ishte një risi për nxënësit. Sipas zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj për këtë provim pritet që të ketë edhe një skemë të re vlerësimi. “Ditën e hënë do të fillojë korrigjimi i testeve duke përcaktuar edhe notat me pikëzimin. Ndërkohë që të hënën ne do të bëjmë publike skemën se si do të jetë vlerësimi që do t’u bëhet nga mësueset, duke pasur parasysh se krahas notës, është shumë i rëndësishëm edhe pikëzimi që ata do të marrin se në bazë të pikëzimit bëhet edhe ndarja e fashave dhe përzgjedhja e degëve.

Kjo pasi në fund të pesë provimeve të maturës shtetërore ata do të bëjnë plotësimin e listës të degëve të cilat do t’i ndihmojnë pastaj për të vazhduar në bazë të kërkesave që ata kanë në universitet”, ka pohuar Malaj. Ndërkohë ajo ka pohuar se për herë të parë pas tetë vitesh, provimi i maturës shtetërore është administruar mirë dhe nuk ka patur ndërhyrje nga politika. “Është hera e parë pas 8 viteve që s’kemi ndërhyrje as nga krerët e komunës, deputetët e prefektët. Po ndodh ajo që ka thënë ministrja Lindita Nikolla: shkolla duhet të mbahet larg politikës”, deklaroi Malaj.

Sa i përket provimit të huaj janë shumëfishuar 45 586 teste, përksatësiht anglisht 38 138 teste, frëngjisht 5373, gjermanishtja 134, italishtja 1941 teste. “Këto kanë qenë katër gjuhët që i janë nënshtruar provimit të parë të maturës të nivelit a2. Pjesa më e madhe e nxënësve kanë qenë të kënaqur me nivelin e testit”, ka pohuar Malaj. Matura shtetërore do t’i nënshtrohet ndryshimeve thelbësore, pasi matura do të shërbejë si proces mbyllës provimesh, por jo si hyrës për në universitete.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë