TIRANE- Maturantët të cilët do të kandidojnë për një të drejtë studimi në universitetet e vendit duhet të plotësojnë Formularin A1 i cili do të jetë gati në datën 25 shkurt. Ndërkohë që afati përfundimtar për plotësimin e tij do të jetë data 31 mars. Edhe këtë vit formulari do të plotësohet online, në shkollat ku maturantët kanë kryer studimet sipas udhëzuesve të cilët do të bëhen publikë njëherësh me formularët. Të gjitha këto detaje janë bërë publike në Rregulloren e Maturës Shtetërore e cila është firmosur një ditë më parë nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Sipas kësaj rregulloreje, masat e administrimit të provimeve të maturës do të jenë të forta ku për herë të parë këtë vit është parashikuar vendosja e bllokuesve të valëve të telefonisë celularë në mënyrë që maturantët të mos kenë mundësi kopjimi ashtu sikurse ka ndodhur vite me parë. “Komisioni i Administrimit të provimeve në Shkollë siguron dhe garanton efikasitetin e bllokuesve të valëve të telefonisë celulare GSM-3G, për çdo mjedis.
Bllokuesit paraprakisht duhet të jenë të instaluar në vende fikse të ambienteve të provimit dhe të konfiguruar për të bllokuar ambientin përkatës të provimit” thuhet në rregulloren e maturës. Por për administruesit e provimeve janë një sërë detyrash, pasi ata duhet të përcaktojnë ambiente të cilët duhet të jenë të mjaftueshme për 50 maturantë. Në kriteret e tjera parashikohet që largësia ndërmjet çdo maturanti nuk duhet të jetë më pak se 1.2 metra në të katër drejtimet, ndërkohë që në qendrat e provimeve nuk duhet të ketë veprimtari të tjera.
Maturantët ditën e provimit duhet të plotësojnë një sërë rregullash ose në të kundërt përjashtohet nga provimi. Rastet e përjashtimit janë kur kopjon, bën komente në lidhje me zgjidhjen e testit, mban telefon ose çdo mjet tjetër komunikimi apo edhe në rastet kur ai nuk pranon të kontrollohet nga administratorët e provimeve.
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com