Matura Shtetërore/ Këtë vit rifuten në ‘ngujim’ hartuesit e pyetjeve! 33 mijë nxënës në provime, nisin më 9 qershor! Drejtoresha Alla: Tezat do të kenë cilësi

Mësuesit që do të hartojnë tezat e provimit të Maturës Shtetërore do të ngujohen teksa do të përgatisin pyetjet. Rikthimi i ngujimit të stafit të hartuesve sipas Drejtoreshës Rezarta Alla bëhet për të shmangur publikimin e testeve para provimit të maturës.  

Rreth 33 mijë maturantë, do ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Risi e këtij viti, sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla është rikthimi i ngujimit të hartuesve të tezës së provimit për të shmangur publikimin e tyre sikurse ka ndodhur më herët.

“Numri i maturantëve do të jetë gati 33 mijë. Do ti bashkëngjiten dhe nxënësit mbetës nga vitet e kaluara. Në këtë maturë  të 2022, risi është kthimi i një provoje të së shkuarës. Brenda QSHA në një periudhë të caktuar do ngujohen mësues që në bazë të një fondi pyetjesh të dërguar ndër vite nga mësues që janë bashkëpunëtorë të jashtëm të QSHA.  Sigurisht mënyra e përzgjedhjes do të jetë në dorë të tyre në përputhje me zbatimin e planit orientues të maturës shtetërore.  Ky proces do siguroje përputhjen e testit me njohuritë që jepen tek programi i maturës shtetërore, nivelin e testit sipas të nxënësit dhe atë që jepet në shkollë. E rëndësishme është që teza do të sigurojë nivel”, tha Rezarta Alla, Drejtoresha e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve, të cilat nisin me 9 qershor, janë vendosur në dispozicion rreth 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues.  Për sa i përket lëndës me zgjedhje, Alla thotë se më e preferuar ka rezultuar qytetaria dhe psikologjia.

“Ne kemi një armatë mësuesish që do organizojnë një proces. Janë 7 mijë mësues administrues. Secili nga aktorët që merr pjesë në këtë proces ka detyra dhe përgjegjësi të caktuara të shoqëruara edhe me masa ndërshkimore. Provimi nis në orën 10 dhe zgjat 2:30 minuta. Provimi ka 60 pyetje. Janë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues. Lënda me zgjedhje më e preferuar është qytetaria dhe psikologjia”, tha drejtoresha e DPAP, Rezarta Alla.

Provimet e maturës nisin me 9 qershor me gjuhën e huaj, duke vijuar me Gjuhë shqipe dhe Letërsinë  me 11 qershor, matematikën 17 qershor, dhe 24 qershor lënda me zgjedhje. 

Datat u bënë të ditura më herët nga Ministria e Arsimit Datat e provimeve do të jenë 9 Qershor për Gjuhën e Huaj, 11 qershor për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, 17 qershor për Matematikën dhe 24 qershor për lëndët me zgjedhje. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. 

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja