TIRANË - Ndryshe nga herët e tjera, maturantët e gjimnazeve të Kryeqytetit, mblidhen së bashku në bulevard, për një organizim që nis fillimisht si një paradë.
Më tutje, në ambientet e jashtme të akademisë së arteve, maturantët ndalin hapin, përballë skenës, ku do të kurorëzohen me çmime nxënësit e ekselencës, por përpara kësaj, është himni kombëtar.
Njëra ndër nxënëset e gjimnazit “Qemal Stafa”, flet për 12 vitet e ciklit të parë, teksa përshëndet mësueset dhe mësuesit. Pas saj Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, premton përpara studentëve se me reformën e re të arsimit të lartë, nxënësve të ekselencës do t’u njihen më në fund vlerat e tyre.
Parada vijon më tutje me ndarjen e certifikatave të vlerësimit, dhe në përmbyllje në skenë vihen disa shfaqje përgatitur nga nxënësit.
Parada dhe certifikimi gjimnazistëve, një projekt organizuar nga Ministria synohet të bëhet një traditë në të gjitha qytetet, në promovimin e nxënësve të ekselencës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO