TIRANE - Maturantët që kanë rezultuar mbetës dhe nuk kanë arritur të marrin pikët e duhura për në universitet, do tu nënshtrohen rregullave si të Maturës Shtetërore 2013. Formulari A1Z është për maturantët e viteve të kaluara, çka do të thotë që nuk janë maturantë që po studiojnë në këtë vit akademik. Ata do të plotësojnë formularin A1Z, që do të fillojë në datën 15 prill.
Alfons Harizaj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Provimeve shprehet se “Formulari A1Z e plotësojnë të gjitha ata që do të japin provime, sepse kanë qenë mbetës të një prej lëndëve ose mund të jene edhe kalues te të gjitha. Por regjistrohen në regjistrin kombëtar të maturantëve për efekt të pranimit në universitet” shpreha Harizaj.
Plotësimi i formularit për maturantët e viteve të kaluara do të fillojë në 15 prill. “Plotësimi i formularit A1Z do të nisë në datën 15, dhe numri i tyre në krahasim me aplikantët e formularit A1 është më i ulët, gati 5-6 herë.
Maturantët që plotësojnë formularin A1Z janë maturantët që nuk janë të ulur në bankat e shkollës së vitit akademik, por që vijnë nga vitet e kaluara apo maturantët që janë kthyer nga jashtë vendit", sqaron Harizaj.
Maturantët që mund të kenë rezultuar mbetës në lëndët me zgjedhje mund të ndryshojnë vetëm atë lëndë që kanë marrë, ndërsa ata që janë ngelës nuk mund ta ndryshojnë. “Maturantë nuk mund të ndryshojnë lëndën që kanë marrë vitin që shkoi, por mund të ndryshojnë atë që janë mbetës.
Por gjithmonë me kushtin që të plotësojnë 8 kredite” thotë drejtori i AKP Alfons Harizaj. Ndërsa për numrin më të lartë të maturantëve mbetës dhe që do të rijapin provimin, janë ata që kanë rezultuar ngelës në matematikë dhe letërsi. Pra ai i lëndëve të detyruara. Alfons Harizaj, shpjegon se lëndët me zgjedhje kanë më pak mbetës, pasi maturantët janë të lirë të zgjedhin një nga lëndët ku ndihen më mirë për rezultatin.
“Mbetësit më të mëdhenj janë në lëndët me detyrim. Ata që kanë lëndët me zgjedhje janë më pak, për shkak se e zgjedhin vetë lëndën sipas profilit përkatës. Domethënë ata që kanë zgjedhur të ndjekin në shkollë të mesme profilin shkencor zgjedhin lëndët shkencore, ndërsa ata që kanë zgjedhur profilin shoqëror do të zgjedhin një nga lëndët shoqërore, ku ata mendojnë se mund të jenë kalues”, shprehet specialisti Harizaj.
Ndonëse ka mbaruar plotësimi i formularit A1 nga maturantët e këtij viti akademik, ende nuk ka të dhëna se kë lëndë ata kanë preferuar më shumë. “Nuk ka ende të dhëna se kë lëndë maturantët kanë preferuar më shumë por nuk besoj se ka ndonjë ndryshim nga viti i shkuar.
Në lëndët me zgjedhje është anglishtja e para si kusht që kanë. Pastaj janë lëndët shoqërore filozofi, sociologji, pastaj histori, gjeografi pra lëndët shoqërore” përfundon Harizaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com